Të hënën do të mbahet seancë e përbashkët qeveritare mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Më 18 nëntor në Kosovë planifikohet mbajtja e seancës së përbashkët qeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, ku pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve, transmeton Portalb.mk. “Informojmë se më 18 nëntor të vitit 2024, në Prishtine do të mbahet seancë ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës […]
Më 18 nëntor në Kosovë planifikohet mbajtja e seancës së përbashkët qeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, ku pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve, transmeton Portalb.mk.
“Informojmë se më 18 nëntor të vitit 2024, në Prishtine do të mbahet seancë ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me një fillim zyrtar prej orës 10:50, në përputhje me agjendën e paraparë”, raportoi Qeveria e RMV-së.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë disa çështje dhe projekte të përbashkëta, që pritet të konkretizohen në këtë seancë. Kjo është seanca e dytë ndërmjet dy shteteve.
“Në kuadër të seancës ndërqeveritare, do të nënshkruhen edhe disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në shumë fusha”, sqaroi Qeveria e RMV-së.
Ministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, më 30 tetor kishte paralajmëruar takimin ndërmjet dy qeverive dhe kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti.
Ndryshe, në takimin bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, më 5 gusht ndër të tjera u diskutua edhe për organizmin e seancës së përbashkët qeveritare deri në fund të vitit 2024. Paraprakisht, në vitin 2022 dhe 2023 ishte planifikuar organizmi i seancës së dytë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk ishte realizuar.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë filluar disa projekte që prekin interesat e të dy vendeve, si rruga Shkup – Bllacë, Prizren – Tetovë dhe pika e përbashkët kufitare “One Stop Shop”, si një zgjidhje për tejkalimin e kolonave të gjata në kalimet Në lidhje me projektin e fundit, në muajin qershor filloi punën edhe Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
- LEXO: Seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në muajin nëntor
- LEXO: Një pikë kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për përshpejtim të qarkullimit, paralajmëroi ministri Toshkovski
- LEXO: Një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sot u zhvillua takimi i parë i Komitetit
- LEXO: Takimi Mickoski-Kurti: Të ruajmë marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen