Nuk do të rriten rrogat e mësimdhënësve! Ministrja Janevska: Këtë vit ta kalojnë me pasionin kur u regjistruan në fakultet

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska thotë se këtë vit nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit, shkruan TV21. Janevska për këtë e fajësoi qeverinë e kaluar, për të cilën thotë se i la buxhet të zbrazët, ndërkaq kërkon nga mësimdhënësit që vitin ta kalojnë me “pasionin kur u regjistruan në fakultet”. “Unë jam […] The post Nuk do të rriten rrogat e mësimdhënësve! Ministrja Janevska: Këtë vit ta kalojnë me pasionin kur u regjistruan në fakultet appeared first on InfoShqip.com.

gusht 22, 2024 - 17:00
 0  5
Nuk do të rriten rrogat e mësimdhënësve! Ministrja Janevska: Këtë vit ta kalojnë me pasionin kur u regjistruan në fakultet

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska thotë se këtë vit nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit, shkruan TV21. Janevska për këtë e fajësoi qeverinë e kaluar, për të cilën thotë se i la buxhet të zbrazët, ndërkaq kërkon nga mësimdhënësit që vitin ta kalojnë me “pasionin kur u regjistruan në fakultet”.

“Unë jam mësimdhënëse, kryeministri afër meje është mësimdhënës. Ne të dy, ja unë do të flasë në emrin tim, saktë i di problemet dhe sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit. Besoj që ata e dinë dhe janë thellë të bindur se nëse dikush do që ata të kenë standard më të mirë, jam unë si ministre dhe qeveria jonë. Megjithatë nuk dua që paga t’u rritet për 3%, dua për 30% të rriten, që nesër, nëse do të ishte e mundur. Unë i lus mësimdhënësit, ashtu siç i përjetoj unë, në këtë moment të veprojnë me atë pasion kur janë regjistruar në fakultet, kur e deshën atë profesion, ta çojmë këtë vit me atë vullnet dhe dëshirë të tyre. Të kontribuojnë për dijen e nxënësve, të kontribuojnë për përparimin e shtetit, ajo që ju takon, e dimë edhe unë edhe kryeministri, gjithsesi se do ta marrin në atë moment që shteti do të mund ta bëjë këtë”, tha Vesna Janevska, minsitre e Arsimit dhe Shkencës./tv21.tv

VIDEO

The post Nuk do të rriten rrogat e mësimdhënësve! Ministrja Janevska: Këtë vit ta kalojnë me pasionin kur u regjistruan në fakultet appeared first on InfoShqip.com.