Nuk ka asnjë përparim në bisedimet e Komisioni historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në Sofje sot dhe dje është mbajtur takimi i 35-të i Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore, kumtoi kryetari i ekipit të Maqedonisë së Veriut, prof.dr. Vanço Gjorgjiev. Gjatë hapjes së takimit, ekipi i Maqedonisë së Veriut shprehu mirënjohje për Republikën e Bullgarisë dhe institucionet e saj për ndihmën e dhënë […]

Prill 12, 2025 - 03:00
 0  7
Nuk ka asnjë përparim në bisedimet e Komisioni historik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në Sofje sot dhe dje është mbajtur takimi i 35-të i Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore, kumtoi kryetari i ekipit të Maqedonisë së Veriut, prof.dr. Vanço Gjorgjiev.

Gjatë hapjes së takimit, ekipi i Maqedonisë së Veriut shprehu mirënjohje për Republikën e Bullgarisë dhe institucionet e saj për ndihmën e dhënë gjatë përkujdesit dhe mjekimit të të pësuarve nga tragjedia në Koçan, si dhe ndaj shoqërisë dhe qytetarëve bullgarë për ndjeshmërinë dhe solidaritetin e shprehur.

Takimi u zhvillua në një atmosferë pune dhe konstruktive, për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit por se nuk pari asnjë përparim konkret në temat që u diskutuan mes ekipeve të dyja vendeve.

Takimi i mëparshëm i komisionit të përbashkët historik është mbajtur në shkurt të këtij viti në Shkup. Edhe takimi i radhës i historianëve nga RMV-ja dhe Bullgarua është planifikuar të mbahet në Shkup në qershor.

Komisioni i përbashkët i Maqedonisë-Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e nënshkruar më 1 gusht.