Nuk ka pasur udhëtarë në autobusin e NQP-së që u dogj në Butel të Shkupit
Një autobus i NQP është djegur në lagjen Butel të Shkupit, pas çka ka intervenuar Njësiti Territorial i Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Nga aty bëjnë të ditur se kanë intervenuar me një automjet dhe kanë fikur zjarrin në autobusin e NQP-së në udhëkryqin e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rrugës “Ferid Bajram” në lagjen […]
Një autobus i NQP është djegur në lagjen Butel të Shkupit, pas çka ka intervenuar Njësiti Territorial i Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Nga aty bëjnë të ditur se kanë intervenuar me një automjet dhe kanë fikur zjarrin në autobusin e NQP-së në udhëkryqin e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rrugës “Ferid Bajram” në lagjen Butel. Bëhet fjalë për një autobus LAZ, prodhim ukrainas.
Nuk ka pasur udhëtarë në autobus.
Njësia zjarrfikëse e qytetit të Shkupit ka intervenuar me një automjet dhe menjëherë ka shuar zjarrin në autobusin e djegur të NQP-së Shkup në udhëkryqin e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rrugën “Ferid Bajram” afër komunës së vjetër të Butelit.
Dy javë më parë, një autobus kishte marrë flakë edhe nën Stacionin Hekurudhor dhe shoferi kishte përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë pasi ka thithur tym.