Mickoski: Pres që Kuvendi t’i miratojë ndryshimet ligjore me të cilat pensionet nga shtatori do të rriten për 2.500 denarë

Pres që së shpejti pasi të fillojë funksionimi i Kuvendit, të miratohen ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor dhe pensioni i shtatorit të shkojë në llogarinë e pensionistëve, i rritur për 2.500 denarë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ishte në vizitë në Makedonska Kamenicë, transmeton Portalb.mk. Në seancën e djeshme qeveria i […]

gusht 28, 2024 - 15:00
 0  7
Mickoski: Pres që Kuvendi t’i miratojë ndryshimet ligjore me të cilat pensionet nga shtatori do të rriten për 2.500 denarë
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Pres që së shpejti pasi të fillojë funksionimi i Kuvendit, të miratohen ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor dhe pensioni i shtatorit të shkojë në llogarinë e pensionistëve, i rritur për 2.500 denarë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ishte në vizitë në Makedonska Kamenicë, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e djeshme qeveria i dha dritën jeshile këtyre ndryshimeve ligjore, në mënyrë që rregullimi i pensioneve të jetë linear dhe jo në përqindje si më parë, sqaroi kryeministri.

Ai shtoi se fillimisht nga shtatori i këtij viti do të ketë rritje prej 2.500 denarë, e më pas nga marsi 2025 edhe 2500 denarë.

“Ne premtuam se në vitin e parë pensionet do të rriten linearisht për 5000 denarë. Ne do ta bëjmë atë shumë më shpejt, domethënë në nëntë muajt e parë. Do të shohim më tutje se si do të jetë gjendja me buxhetin”, theksoi Mickoski, duke paralajmëruar se mund të ketë surpriza të këndshme për pensionistët, punëtorët etj.

Amendamentet e propozuara ligjore për rritje lineare të pensioneve kanë kaluar dje në seancën e qeverisë, njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, e cila është propozuese e ndryshimeve në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor.

Sipas propozim-amandamenteve, më 1 shtator të këtij viti dhe 1 mars të vitit të ardhshëm parashihet rritje lineare e pensioneve për 2.500 denarë, me qëllim, siç thotë Ministria, të sigurojmë rritje të standardit jetësor dhe cilësi më të mirë e më cilësore të jetës për pensionistët.

“Më konkretisht, me 01.09.2024, të gjitha llojet e pensioneve të dhëna sipas këtij ligji nga 31.08.2024 rriten për 2.500 denarë, ndërsa me 1 mars 2025, të gjitha llojet e pensioneve të dhëna sipas këtij ligji që nga dt. 28 shkurt 2025 do të rritene për 2.500 denarë”, njoftuan nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.