Nuk ka të lënduar nga shpërthim në Ambasadën e SHBA-së në Oslo

Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Oslo pësoi dëmtime të vogla pas një shpërthimi që ndodhi herët të dielën dhe se nuk raportohet asnjë person i lënduar, sipas policisë norvegjeze. Zëdhënësi i policisë, Mikael Dellemyr, tha për transmetuesin publik NRK se shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së seksionit konsullor të ambasadës, dhe se aktualisht

Mars 8, 2026 - 18:30
 0
Nuk ka të lënduar nga shpërthim në Ambasadën e SHBA-së në Oslo
nuk-ka-te-lenduar-nga-shperthim-ne-ambasaden-e-shba-se-ne-oslo

nuk-ka-te-lenduar-nga-shperthim-ne-ambasaden-e-shba-se-ne-oslo

Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Oslo pësoi dëmtime të vogla pas një shpërthimi që ndodhi herët të dielën dhe se nuk raportohet asnjë person i lënduar, sipas policisë norvegjeze.

Zëdhënësi i policisë, Mikael Dellemyr, tha për transmetuesin publik NRK se shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së seksionit konsullor të ambasadës, dhe se aktualisht po kryhet një hetim për të gjetur autorët, shkruan CNN.

Dëshmitarë thanë për mediat lokale se dëgjuan një shpërthim të fortë pranë kompleksit të ambasadës në pjesën perëndimore të qytetit rreth orës 01:00 të mëngjesit, raportoi gjithashtu Reuters.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi.