Rriten investimet e huaja direkte në Kosovë
Investimet e huaja direkte (FDI) në rajonin e Ballkanit gjatë vitit 2025 paraqesin një imazh të përzier, me rritje në disa vende dhe rënie të theksuara në të tjera. Në këtë kontekst, Kosova del me rezultate pozitive, duke regjistruar një rritje të ndjeshme të kapitalit të huaj. Sipas të dhënave, Kosova ka tërhequr rreth 1.03


Investimet e huaja direkte (FDI) në rajonin e Ballkanit gjatë vitit 2025 paraqesin një imazh të përzier, me rritje në disa vende dhe rënie të theksuara në të tjera.
Në këtë kontekst, Kosova del me rezultate pozitive, duke regjistruar një rritje të ndjeshme të kapitalit të huaj.
Sipas të dhënave, Kosova ka tërhequr rreth 1.03 miliardë euro investime të huaja direkte, që përfaqëson një rritje prej 30% krahasuar me vitin 2024.
Të dhënat e paraqitura nga ish-shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, e vendosin Kosovën në hartën e ekonomive dinamike në rajon, duke reflektuar një trend në rritje të besimit të investitorëve ndërkombëtarë.
Investimet e huaja direkte në Kosovë u raportuan në 8.3138% në vitin 2024, sipas koleksionit të treguesve të zhvillimit të Bankës Botërore.
Të dhënat e shfaqin Shqipërinë po ashtu me rritje +3%, teksa vendi i rajonit që ka pësuar më së shumti rënie janë Maqedonia e Veriut (-61%) dhe Serbia (-51%).
