Nuk po i zë dera, Imri Ahmetit i organizohet pritje e madhe në Konjuh
Imri Ahmeti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se ka takuar qytetarë të Konjuhit. Banorët e këtij fshati i kanë organizuar pritje të madhe, raporton ORAinfo. “Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me […]


Imri Ahmeti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se ka takuar qytetarë të Konjuhit.
Banorët e këtij fshati i kanë organizuar pritje të madhe, raporton ORAinfo.
“Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me fjalë boshe. Prandaj programi ynë është program i qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sonte na mirëpritën qytetarët e shumtë të Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur.
Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me fjalë boshe. Prandaj programi ynë është program i qytetarëve.
Faleminderit Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!
#LDK113