Ahmeti: Magurja u bë epiqendra e fitores tonë
Kryetari i Lipjanit dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Imri Ahmeti ka vazhduar fushatën zgjedhore në fshatin Magure ku është pritur me mbështetje të madhe nga banorët. Ahmeti ka kujtuar historinë e Magurës si vend i minatorëve dhe i guximit, duke theksuar se aty ku dikur u ngrit zëri për lirinë, sot qytetarët […]


Kryetari i Lipjanit dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Imri Ahmeti ka vazhduar fushatën zgjedhore në fshatin Magure ku është pritur me mbështetje të madhe nga banorët.
Ahmeti ka kujtuar historinë e Magurës si vend i minatorëve dhe i guximit, duke theksuar se aty ku dikur u ngrit zëri për lirinë, sot qytetarët po ngrihen për zhvillim dhe përparim, raporton ORAinfo.
“Në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër — zhvillimin e Magurës. Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka falënderuar banorët e Magurës për përkrahjen e tyre dhe ka theksuar se programi i zhvillimit për këtë zonë do të vazhdojë me projekte konkrete që e kthejnë Magurën në qytetëzën e bukur të rajonit.
#LDK113