Nuk u bë rikonstruimi i Arabatit Baba Teqe në Tetovë, komuna ‘ngre duart’ 

Kompleksi i Teqes Arabati Baba në Tetovë mbetet e lënë pas dore, ndërsa premtimi i Komunës së Tetovës për revitalizimin e saj mbetet i parealizuar, shkruan Portalb.mk.  Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin […]

Mars 5, 2025 - 14:00
 0  8
Nuk u bë rikonstruimi i Arabatit Baba Teqe në Tetovë, komuna ‘ngre duart’ 
Kompleksi i Teqes Arabati Baba - Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kompleksi i Teqes Arabati Baba në Tetovë mbetet e lënë pas dore, ndërsa premtimi i Komunës së Tetovës për revitalizimin e saj mbetet i parealizuar, shkruan Portalb.mk. 

Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin e vitit 2021, mes tjerash përmend edhe krijimin e tregjeve për shitjen e produkteve bujqësore.

Te pjesa e kulturës, konkretisht në faqe 10 thuhet: 

“Në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe donator të huaj do ta bëjmë revitalizimin e teqesë Arabati Baba”. 

Por, tre vite e disa muaj më vonë prej kur Kasami erdhi në krye të Komunës së Tetovës, kjo pikë e programit nuk është realizuar në terren. 

pyetëm Kasamin se pse nuk është realizuar, ai u arsyetua se Arabati ka konteste pronësore-juridke.

“Një pjesë e objekteve brenda Arabatit janë në proces gjyqësor ku ka pretendime kompania Teteks që ka fletëpronësi dhe në pjesën tjetër është Bashkësia Islame e Maqedonisë. Kështu që derisa nuk zgjidhet ky kontest gjyqësor, ne si komunë nuk kemi mundësi që të veprojmë aty, nga momenti se do të dihet se kush është pronari i atij kompleksi, ne jemi të gatshëm dhe të interesuar t veprojmë dhe në bashkëpunim me pronarin të revitalizojmë të njëjtin edhe ta vendojmë në funksion për qytetarët”, tha Kasami.

Kujtojmë që Kompleksi Arabati Baba Teqe është një nga pikat historike të qytetit. Ndërtimi filloi në vitin 1538 nga Sersem Ali Dede ku zgjati deri në vitin 1548. Kjo godinë (faltore Bektashiane) më vonë u emërtua në Teqe Aarabati, që do të thotë godinë shenjtërie ose tempull.