Opozita protestë në PE, Gazment Bardhi: Eurodeputetët u surprizuan nga ajo që po ndodh në Shqipëri!

Një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë protestuar këtë të mërkurë jashtë ambienteve të Parlamentit Europian, ndërkohë që disa kolegë të tyre vijuan takimet zyrtare me eurodeputetët. Pas përfundimit të protestës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat. Bardhi ndër të tjera tha se […]

tetor 23, 2024 - 19:00
 0  7
Opozita protestë në PE, Gazment Bardhi: Eurodeputetët u surprizuan nga ajo që po ndodh në Shqipëri!

Një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë protestuar këtë të mërkurë jashtë ambienteve të Parlamentit Europian, ndërkohë që disa kolegë të tyre vijuan takimet zyrtare me eurodeputetët.

Pas përfundimit të protestës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Bardhi ndër të tjera tha se gjatë takimeve me krerët e Parlamentit Europian, të gjithë janë surprizuar nga informacionet që u kanë përcjellë deputetët demokratë.

Nuk duhet harruar fakti se ky ka qenë një vit zgjedhor edhe për vetë PE, do duhet të kemi në konsideratë edhe zhvillimet globale, por u suprizuan se si një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një vend anëtar i NATOS, po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar. Në këtë mënyrë shkelmohet çdo vlerë dhe parime europiane”, tha Bardhi.

“Edi Rama për fat të keq në vend që t’i implementime këto standarde Europiane në qeverisje, bën të kundërtën dhe ka vendosur një shtet autokrat që ka shtypur opozitën”, tha më tej demokrati.