Opozita shqiptare synon ta kthejë fushatën lokale në referendum kundër VMRO-DPMNE-së

A do të shndërrohen zgjedhjet lokale të ardhshme në Maqedoninë e Veriut në një referendum politik për përballjen me politikat e qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE? Kjo është pyetja The post Opozita shqiptare synon ta kthejë fushatën lokale në referendum kundër VMRO-DPMNE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 8, 2025 - 09:00
 0  9
Opozita shqiptare synon ta kthejë fushatën lokale në referendum kundër VMRO-DPMNE-së

A do të shndërrohen zgjedhjet lokale të ardhshme në Maqedoninë e Veriut në një referendum politik për përballjen me politikat e qeverisë aktuale të udhëhequr nga VMRO-DPMNE? Kjo është pyetja që ngrihet në skenën politike, ndërsa një pjesë e opozitës shqiptare po përpiqet të transformojë zgjedhjet lokale në një kauzë më të gjerë kombëtare.

Sipas analistit Zudi Xhelili, në terrenin paszgjedhor të përçarjes brenda Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe dobësimit të unifikimit opozitar shqiptar, po ndërtohet një strategji e re mobilizuese:

“Një pjesë e opozitës shqiptare po tenton ta shndërrojë narativin e unifikimit kombëtar përballë VMRO-DPMNE-së në boshtin kryesor të mobilizimit për zgjedhjet lokale. Po synohet ndërtimi i një narrative kombëtare: ‘Të mos lejojmë që VMRO-DPMNE të vendosë për shqiptarët pa shqiptarët,’” thotë Xhelili.

Sipas tij, kjo përpjekje për ta kthyer fushatën lokale në një referendum politik kundër qeverisë, ka për qëllim të tejkalojë fragmentimin e brendshëm të opozitës dhe të rikthejë besimin e votuesit shqiptar në një projekt të përbashkët.

Potenciali mobilizues i këtij diskursi shihet sidomos në zonat me ndjeshmëri më të lartë etnike, ku perceptimet për përjashtim dhe simbolikë nacionaliste nga ana e pushtetit maqedonas janë më të theksuara.

Megjithatë, Xhelili thekson se zgjedhjet lokale tradicionalisht varen nga faktorë praktikë si kandidatët konkretë, performanca komunale dhe çështjet e përditshme si infrastruktura, shërbimet publike apo planifikimi urban.

Por nëse VMRO-DPMNE, në qeverisjen e saj, vazhdon me masa të njëanshme ose simbolikisht provokuese ndaj shqiptarëve, atëherë kjo strategji opozitare mund të fitojë peshë reale në opinion dhe të ndikojë në rezultatin zgjedhor.

Sipas Xhelilit, një fitore e mundshme e opozitës shqiptare në këto zgjedhje lokale mund të ndryshojë ekuilibrat politikë në nivel qendror, duke çuar drejt rikonfigurimit të qeverisë aktuale ose edhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zhvillimet në vazhdim do të tregojnë nëse vota për komunën do të jetë një votë për kauzën.

Xhelili këto komente i bëri në intervistën “5 pyetje Flaka”, në Flaka. Flaka Media

The post Opozita shqiptare synon ta kthejë fushatën lokale në referendum kundër VMRO-DPMNE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .