Osmani i uron presidentit të Singaporit, Ditën Kombëtare: Kosova është e përkushtuar për të ndërtuar rrugë të reja bashkëpunimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar presidentit të Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, Ditën Kombëtare të Singaporit me urimin që partneriteti i të dy vendeve të përparojë në kërkim të rrugëve të reja bashkëpunimi sidomos në fushën e inovacionit. Në një postim në ‘platformën ‘X’, presidentja Osmani ka shkruar se partneriteti i qëndrueshëm midis vendeve […]

gusht 9, 2024 - 20:00
 0  4
Osmani i uron presidentit të Singaporit, Ditën Kombëtare: Kosova është e përkushtuar për të ndërtuar rrugë të reja bashkëpunimi
osmani-i-uron-presidentit-te-singaporit,-diten-kombetare:-kosova-eshte-e-perkushtuar-per-te-ndertuar-rruge-te-reja-bashkepunimi

osmani-i-uron-presidentit-te-singaporit,-diten-kombetare:-kosova-eshte-e-perkushtuar-per-te-ndertuar-rruge-te-reja-bashkepunimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar presidentit të Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, Ditën Kombëtare të Singaporit me urimin që partneriteti i të dy vendeve të përparojë në kërkim të rrugëve të reja bashkëpunimi sidomos në fushën e inovacionit.

Në një postim në ‘platformën ‘X’, presidentja Osmani ka shkruar se partneriteti i qëndrueshëm midis vendeve tona është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta dhe një miqësi të gjatë.

“Urime presidentit Tharman dhe popullit të Singaporit për Ditën Kombëtare të Singaporit! Partneriteti i qëndrueshëm midis vendeve tona është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta dhe një miqësi të gjatë. Kosova është e përkushtuar për të ndërtuar mbi këtë themel, duke kërkuar rrugë të reja bashkëpunimi që pasqyrojnë frymën tonë të përbashkët të inovacionit dhe progresit në mes të Kosovës e Singaporit”, ka shkruar Osmani.