Osmani: Kosova ka nevojë të ketë Qeveri stabile dhe që e respekton Kushtetutën
Pas një lajmi të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës – njohja nga Sudani – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për rëndësinë dhe impaktin në përpjekjet e vazhdueshme për njohje të reja ndërkombëtare. Në këtë intervistë, ajo gjithashtu ndalet te raportet me Qeverinë e Kosovës, qëndrimin për tarifat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si


Pas një lajmi të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës – njohja nga Sudani – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për rëndësinë dhe impaktin në përpjekjet e vazhdueshme për njohje të reja ndërkombëtare.
Në këtë intervistë, ajo gjithashtu ndalet te raportet me Qeverinë e Kosovës, qëndrimin për tarifat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe sfidat që shteti po përballet në arenën ndërkombëtare dhe atë të brendshme politike.
RTV21: Presidente Osmani faleminderit shumë që ndatë kohën për RTV21.
Osmani: Faleminderit juve.
RTV21: Jemi këtu në Antalia, në forumin diplomatik të Antalias keni pasur një numër takimesh, në mesin e saj ka ndodhur edhe një njohje nga Sudani, me thoni se çka e ndryshoi kursin pas katër vitesh?
Osmani: Nuk do të thoja që kursi është ndryshuar tani është thjeshtë rezultat i një pune disa vjeçare dhe e jona e aleatëve tanë sepse këto procese janë shumë komplekse që në shumicën dërmuese të rasteve nuk japin rezultatet e tyre menjëherë. Mua më kujtohet disa prej njohjeve për të cilat atëherë kur punoja me presidentin Sejdiu në vitin 2008 patëm filluar përpjekjet qysh menjëherë pas pavarësisë, por ato vinin tek pas 10 vitesh pra është rezultat i shumë punësh, angazhimi, shumë njerëzve, përgjatë viteve dhe mbi të gjitha i një mbështetje të aleatëve tanë në rastin konkret siç e dini kemi një mbështetje të madhe të Republikës së Turqisë të presidentit Erdogan i cili personalisht ka ndihmuar në procesin e njohjeve edhe kur ishte kryeministër edhe tani si president dhe në takimin që e kisha me të diskutuam shumë konkretisht të cilat shtetet janë më afër, për planin tonë të përbashkët edhe jo vetëm për këto ditë por edhe për muajt dhe vitet në vijim, prandaj dua sërisht ta falënderojë për këtë ndihmë të madhe që po i jepë popullit të Kosovës i cili është jo vetëm në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë por edhe të konsoloidimit të mëtejm të subjektivitetit tonë ndërkombëtarë sepse njohjet janë proces i rëndësishëm ato ndihmojnë pastaj edhe drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe ia largojnë Kosovës nga supet një barrë të madhe dhe na lejon pak a shumë të hapim kapituj të rinj, tani të bashkëpunimit me shtetet që lidhen me ekonominë, arsimin, kulturën, turizmin e shumë fusha të tjera. Tani me Sudanin kemi punuar shumë vite me radhë njëjtë sikur kemi punuar edhe me Kenian, me presidentin Rutte dhe pastaj njohja është si kulmim i një pune të gjatë. Sudani e kishte vullnetin që ta bëjmë publike njohjen dhe dakordimin për marrëdhëniet diplomatike këtu sa jemi në Turqi. Mirëpo, ne kemi arritur dakordim edhe me shtetet tjera sa jemi këtu por jemi dakorduar që procesi të formalizohet në vijim të cilat nuk do të doja që t’i përmendi këtu për shkak se është me rëndësi që t’i mos t’i rrezikojmë ato procese.
RTV21: Kishim një numër takimesh, në mesin e atyre takimeve duket sikur kishte një përparim në disa prej tyre shteteve përfshirë këtu edhe Sirinë, duket që është përherë të parë që mundet të bëhet një përparim për procesin e njohjes?
Osmani: Ne kemi pasur një takim të shkëlqyeshëm me presidentin e ri të Sirisë që tani është shtet i lirë dhe natyrisht që edhe me minstrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, populli i Sirisë ka vuajtur për një kohë tepër të gjatë dhe ndaj këtij populli është kryer gjenocid, krime lufte dhe krime të llahtarshme deri tek armët kimike të cilat janë përdorur ndaj fëmijëve nga regjimi i Bashar al-Assad. Ne si institucione nuk kemi kërkuar marrëdhënië diplomatike asnjëherë me atë regjim, mirëpo tani me institucionet e Sirisë së lirë, natyrisht që shpresojmë që ky proces të konsiluhet dhe të përfundohet sa më parë. Ne tashmë e kemi një plan përpara të dakorduar dhe shumë shpejt si presidencë do të ecim përpara me veprime konkrete. Por nuk është shteti i vetëm ka edhe shtete të tjera më të cilat ka që një kohë që e kemi ofruar shumë procesin dhe tani pritet një formalizim, por siç e përmenda është proces kompleks sepse Kosova ka edhe shumë shtete që punojnë kundër nesh, kështu që duhet të kemi kujdes që vetëm Kosovën të vendosim si të parën dhe asgjë tjetër.
RTV21: Ju po thoni se e keni thyer një mit të çnjohjeve të Kosovës, se ka ndryshuar paradigma, po krijohet një paradigmë e re në procesin e njohjeve të Kosovës?
Osmani: Ajo që dua të vazhdojë është që është rezultat i shumë viteve punë nuk është që vetëm këta muajt e fundit po bëhet, por tani është krijuar një momentum shumë i mirë dhe është mirë që me këtë momentum të vazhdohet që secili prej nesh pavarësisht a jemi sot në pushtet, opozitë, në shoqëri civile, në media të jepim kontributin tonë në këtë drejtim sepse besoni që vlenë ky kontribut edhe kur ju si gazetarë shkruani publikisht për ta zëmë arsyetimin e njohjes, pjesën e mbështetjes ndërkombëtare, për luftën e drejtë dhe të gjatë të popullit të Kosovës për liri. Kjo reflekton tek këto shtetet, tek mediat e këtyre shteteve, e mos të flasim kur ne si institucione punojmë të gjithë bashkë, jo vetëm si pushtet. Unë kam punuar këto katër vite me shumë njerëz nga opozita, nga shoqëria civile në Kosovë, jashtë Kosovës, sepse secili e ka një kontakt, relacion, e njeh dikë dhe dua t’i falënderojë gjithë secilin për kontributin e madh që e kanë dhënë edhe që këto 25 çnjohje të prentenduara nga Serbia t’i rikthejnë, konfirmojnë dhe t’i betonojnë por edhe për njohjet e reja të cilat janë arritur.
RTV21: Sa kanë mbetur vetëm 25 që nuk janë më në njohje të Kosovës?
Osmani: Deri tani janë rikonfirmuar të gjitha fuqishëm me ndihmën e aleatëve tanë është një shtet me të cilin jemi akoma në kontakt, nuk është që thonë se e kanë çnjohur Kosovën mirëpo ju duhet edhe pak kohë për të sqaruar disa gjëra dhe edhe tek ky shtet jam duke bashkëpunuar me njerëz në Kosovë të cilët janë në institucione edhe në shoqërinë civile dhe në opozitë por mbi të gjitha me aleatët tanë të cilat po na ndihmojnë shumë në këtë proces.
RTV21: Ju po flisni për aleatët, ju thatë që keni pasur një proces të gjatë nuk e keni ndërprerë asnjëherë aktivitetin, por mbi gjithë atë janë katër vite kur Kosova nuk kishte njohje, e fundit ka ndodhur në shtator të vitit 2020, në ndërkohë ky ishte problem i moskordinimit ndërinstitucional apo i moskordinimit me bashkësinë ndërkombëtare, cili është problemi që ka ndodhur këto katër vite?
Osmani: Rikonfirmimi i atyrë që Serbia i pretendonte si çnjohje në fakt është edhe një lloj njohje për Kosovën, është proces shumë i rëndësishëm prandaj edhe nuk do të doja të konsiderojë punën e bërë gjatë këtyre viteve si 0 ka qenë punë e madhe edhe me përkrahjen e aleatëve tanë që t’i rikthejmë, t’i betonojmë, rikonfirmojmë këto njohje dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë sepse disa prej tyre janë fragjile në kontekstin që ndryshojnë qeveritë dhe ne duhet menjëherë të diskutojmë me ta, prapë t’i rikonfirmojmë relacionet tona. Shumë prej vendeve kemi arritur edhe t’i lidhim marrëdhëniet diplomatike dhe të akreditojmë ambasadorë pra është punë e pandalshme, me secilin shtet qoftë shtet i madh, qoftë shtet i vogël duhet kontakt i përditshmë dhe këto bëhen shpeshherë ne nuk e trumbetojmë këtë punë me 90% të rasteve, mirëpo kjo bëhet në baza ditore, por ju keni të drejtë kur thoni që suksesi nvaret edhe nga ajo sesa ne i mbajmë të forta aleancat kryesore, Shtetet e Bashkuara me Bashkimin Evropian me shtetet si Turqia dhe nganjëherë kur nuk ka pajtim me ta për çështje të rëndësishme, ata edhe e ndalin ndoshta tempon e angazhimit të tyre.
RTV21: Kjo ndodhë edhe për shkak të mos aktivitetit të institucioneve të Kosovës?
Osmani: Jo institucionet e Kosovës, unë po flasë për Presidencën por Presidenca është institucioni kryesor që udhëheq politikën e jashtme jo diplomacinë, diplomacia është e ndarë udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtmë, mirëpo politikën e jashtme si të tillë e udhëheqë Presidenca. Ne nuk e kemi ndalur kurrë kordinimin me aleatët, nuk e kemi ndalur kurrë punën me ta në kontekst të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet njohjeve të reja, konfirmimit të tyre ekzistuese por edhe sa i përket përgatitjes së terrenit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare se është proces i gjatë nuk kryhet brenda natës. Por sa më shumë që ne punojmë afër me aleatët aq më shumë shënohen fryte dhe rezultate që siç u pa edhe nga puna ime e afërt me presidentin Erdogan i cili i ka qëndruar gjithnjë afër Kosovës por tash po e shohim edhe më konkretisht përtej mbështetjes ekonomike, ushtarake, po e shohim edhe mbështetjen konkrete në këtë proces.
RTV21: Ju pyeta pasi për arsye se kritikët tuaj pasi ndodhi njohja nga Sudani thanë se po e luani tamam rolin e faktorit kryesor në Kosovë në Politikën e Jashtme dhe në momentet që jeni të pavarur nga Qeveria ju po bëni punë më të madhe, pra kishit deri tani një lloj ta quaj trysnie prej Qeverisë së Kosovës, kishit përpjekje për parandalimin e punës tuaj nga Qeveria?
Osmani: Po tash kritikët gjithnjë do të flasin e do të gjejnë arsye për t’u harkuar megjithatë puna ime nuk është ndalur këtu. 4 vite si president e Kosovës, 4 vite që janë bërë në prill në këtë drejtim natyrisht kur ka më shumë bashkëpunim ndërinstitucional rezultatet janë më të mëdha ,kur ka më shumë bashkëpunim me aleatet rezultatet janë më të mëdha. Por puna jonë si presidencë nuk janë ndalur asnjëherë. Nuk është që mua më duhet leje nga dikush për ta kryer punën time dhe kompetencat kushtetuese si udhëheqëse e politikës së jashte. Mirëpo, siç e thash në fillim kur të gjithë i bashkojmë forcat me një synim të vetëm si të dalë Kosova mirë dhe këtu po flas institucione të Kosovëës, pavarësisht se a janë Presidencë apo Qeveri, Kuvend në një anë, opozitë pastaj shoqërinë civile media dhe aleatët që i kemi si shtyllë ekzistenciale për këtë suksese, rezultatet nuk mungojnë. Tani e kam thënë edhe më herët, po e përsëris koordinimi me aleatët nuk është nënshtrim nuk është subordinim edhe shtetet më të mëdha si Amerika kërkojnë koordinim për çështjet të caktuara, shtetet e BE-së ulën dhe koordinohen mes vete, kjo është vlerë, nuk është nënshtrim është vlera më e madhe në fakt që mund të tregojë Kosova në procesin e saj të shtetndërtitmit që ne tani jemi të fortë jo vetëm shkaku i punës tonë përbrenda, por edhe për shkak se reflektojmë pozitivisht këtë edhe jashtë kufijve tanë.
RTV21: Por, marrëdhënia me SHBA është lënduar presidente, si do ta riktheni tani këtë proce të një marrëdheni normale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kohë që me Washingtonin zyrtar ka pasur përplasje posaqërisht mes Qeverisë dhe Washingtonit?
Osmani: Unë jam duke punuar intensivisht me administratën e presidentit Trump në mënyrë që kjo aleancë të fuqizohet më tej, ka një sërë hapash që tash më i kemi ndërmarrë që janë në proces që nuk mund për momentin t’i bëjë publik për shkak se janë duke u shqyrtuar nga administrata Trump. Në atë administratë ka miq të mëdhënj të Kosovës, siç e dini, unë kam pasë një diskutim me vet presidentin Trump në dhjetor të vitit të e kaluar të fokusuar në çështjen e sigurisë në mbrojtjen e Kosovës, e kam pasur edhe një diskutim të shkurtër edhe me zëvendëspresidentin JD Vance, me njërz të administratës së re të Departamentit të Shtetit me shumë kongresmen e seantor me ndikim të në këtë administratë. Dhe dua ta them që populli i Kosovës duhet ta dijë që nq këtë administratë ka miq të mëdhënjë, përkrahës të mëdhënjë, ka njërëz të cilët kanë kontribuar për Kosovën nga vitet e 90-ta, dhe nuk e harrojmë kurrë që Kosova është sukses i tyre, pra do ta mbajmë të tillë, si storje suksesi. Por, ne duhet ta kuptojmë që shpesh herë kur aleatët tanë vijnë te ne me kërkesa të caktuara natyrisht ne e mbrojmë sovranitetin tonë, integritetin territorial, shtetësinë tonë, por për çështje të caktuara duhet të ulemi të bisedojmë më korrektesë maksimale duke i dhënë respektin e meritojën, ne nuk duhet me aleatët tanë të bëjmë garë kush është më i mënqur por t’i bashkojmë forcat dhe menquritë e të gjithvëe në mënyrë që rezultati të jetë me i miri për popullin e Kosovës dhe për aleancat të cilat janë shtyllë e fortë e jona.
RTV21: Por në këtë mes i bashkuat forcat edhe me Qeverinë e Kosovës kur bëhej fjalë për tarifat, kishit një kundërshtim kur kërkuat nga Qeveria që të hiqen tarifat ndaj SHBA, kishit kundërshtime posaqërisht ministri Hekuran Murati, tani ju dëmton në këtë proces?
Osmani: E dëmton Kosovën dhe e ka dëmtuar interesin e Republikës së Kosovës jashtë mase për shkak se atë propozim që unë e kam bërë brenda kompetencave të mija kushtetuese dhe nëpërmjet shkëmbimit të letrave sepse komunikimi në Tëitter nuk ka qenë me Qeverinë tonë por me institucionet amerikane pas këshillave dhe konsultimeve që i kam bërë me shumë miq dhe aleatë në SHBA. Ajo përgjigje ishte një dëm i madh për Kosovës, sepse Kosova e pat një momentum të jashtëzakonshëm që ta fuqizonte aleancën me Amerikën, në një moment kur për Amerikën ka qenë esenciale se kush është shteti i parë qe del me një propozim të tillë. Dhe unë kam qenë presidentja e shtetit të parë që kam dalë me atë propozim dhe ka qenë me rëndësi të dalim ne të parët.
RTV21: E humbën hapin?
Osmani: Po, fatkeqëshit për shkak të kundëreagimit i cili ishte mbi të gjitha me mungesë të njohurive bazike se si funksionon kushtetuta dhe si funksionojnë institucionet e Kosovës. Por, ta lëmë atë anash, tani ne kemi përgatitur si presidencë ligjin nëpërmjet të cilit do të hiqet kjo tarifë njëanshmë. Po flas sepse nuk ka asnjë racionalitet që Republika e lirë e Kosovës, ku ende trupat me uniformën amerikane e mbrojnë kufirin tonë, Serbisë t’i vendosë 0 tarifa, kurse Amerikës, atyre ushtarëve që bashkë me policinë tonë na ruajnë kufirin t’u vendosë tarifë. Për mua nuk ka asnjë racionalitet kjo. Prandaj ne e kemi gati ligjin do t’ia propozojmë Kuvendit në momentitn që konstituohet, kam diskutuar me shumë deputetë jam e bindur që do të kalojë. Është për keqardhje që ka ardhë deri të kjo sepse atë ditë është dashur thjeshtë të largohet tarifa me një nënshkrim të thjeshtë. Megjthatë edhe unë kam shpresuar shumë që në atë moment do të shihet vetëm interesi i Kosovës dhe asgjë tjetër se ne si individ nuk përfitojmë nga kjo gjë por vetëm Kosova do të përfitonte. Kjo nuk ka të bëjë çështje fiskale, ka të bëjë me aleaca strategjike, ka të bejë me objektiva strategjike dhe ka të bëjë me objektiva afatgjate duhet t’i shohim gjerat përtej hundës sonë, uhet të shohim si përparon Kosova, ajo ka qenë mënyrë shumë e mirë nëpërmjet të cilës do të përparonte aleaca jonë. U parandalua në atë moment por ne do ta kryejmë këtë punë, do ta realizojmë shumë shpejt.
RTV21: Ju do ta bëni në momentin që krijohet Kuvendi i Kosovës?
Osmani: Po.
RTV21: Jeni të bindur që Kuvendi i Kosovës do të konstituohet në ditën e 15 prillit?
Osmani: Unë tani nuk mund t’ua jap këtë përgjigje sepse kjo varet shumë nga deputetët e Kuvendit nga partitë politike. Shpresoj shumë që të bëhet një gjë e tillë, është në interes të Kosovës që të kemi konsolidim të shpejt të të gjitha institucioneve. Kosova ka shumë punë të cilat duhet të kryhen urgjentisht dhe Kuvendi është i domosdoshëm për një gjë të tillë prandaj mbes me shpresë që më datën 15 të jetë një ditë e suksesshme për gjithë Kosovë.
RTV21: Dhe ju jeni në detyrën tuaj kushtetuese pas 15 prillit?
Osmani: Patjetër.
RTV21: Dhe do ta mbroni me devotshmëri Kushtetutën e Kosovës në çfarëdo rasti?
Osmani: Si gjithnjë, si gjithnjë…
RTV21: Më thoni e dëmton në një formë procesin e konsolidimin ndërkombëtarë të Kosovës posaqerisht fakti në qoftë se do të kishte hipotetikisht po flas, në qoftë se do të kishte zvarritje të procesit të krijimit të institucioneve të Kosovës, marr këtu parasysh faktin që jemi para një afati të dytë për anëtarësim në Këshillin e Evropës?
Osmani: Në aspektin praktik nuk do të duhej sepse presidenca udhëheq politikën e jashtme dhe Qeveria nuk ka kompetenca te limituara për kundër faktin që është në detyrë nga 22 marsi e tutje. Megjithatë, në aspektin e imazhit krijon një imazh të tillë. Dje kisha disa biseda me partnerët tanë pikërisht sa i përket votimit në maj në komitetin e ministrave dhe shumë prej tyre pyesnin se a do të zgjedhet Qeveria deri në atë moment etj etj. Pra krijohet një imazh i cili pastaj iu jep arsyetim disa shteteve të thotë “ta shtyjmë edhe një herë”. Pra nuk do të duhej që ne t’iu jepnim askujt një arsyetim të tillë shpresoj që do të kemi Qeverinë dhe do të kemi Kuvendin e konstituar shumë shpejt.
RTV21: Ju e doni një Qeveri siç thonë edhe në BE, Qeveri stabile dhe ta quaj më gjithëpërfshirëse?
Osmani: Kosova ka nevojë të ketë qeveri stabile tani sa është gjithëpërfshirëse është ajo në aspektin partiak i takon partive të vendosin nuk më takon mua si presidente të ndërhyjë në atë proces, me rëndësi është të kemi Qeveri të votuar në Parlamentin e Kosovës, Qeveri që e respekton Kushtetutën dhe që mbi të gjitha vendos interesin e republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo është më rëndësi.
RTV21: Faleminderit shumë presidente!
Osmani: Faleminderit juve!