Osmani merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shkup, Maqedoni e Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Në këtë Samit, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shkup, Maqedoni e Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në këtë Samit, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon, njofton zyra për informim e Presidencës.
Gjithashtu, bëhet e ditur se përgjatë qëndrimit në Shkup, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera.
Ndryshe, në Shkup të Maqedonisë së Veriut të enjten mbahet samiti i krerëve të shteteve dhe të qeverive të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP).