Osmani reagoi se nuk u konsultua për KiE, Kurti: Ka shumë raste edhe në të kaluarën, më duhet të shoh përpara tash
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “Debat” në A2 CNN, u pyet për zërat që flasin për një krisje në raportin e tij me Presidenten Vjosa Osmani. “Kjo mungesë koordinimi pavarësisht tejkalimit të aktualiteti ka shqetësuar Presidenten tuaj të Republikës që ju akuzoi se nuk ishte një letër e konsultuar me të”, i tha gazetarja […]
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në “Debat” në A2 CNN, u pyet për zërat që flasin për një krisje në raportin e tij me Presidenten Vjosa Osmani.
“Kjo mungesë koordinimi pavarësisht tejkalimit të aktualiteti ka shqetësuar Presidenten tuaj të Republikës që ju akuzoi se nuk ishte një letër e konsultuar me të”, i tha gazetarja Kurtit.
“Ka shumë raste të këtilla edhe në të kaluarën kur nuk e kemi arritur që të përfshihet krejt çfarë kemi dashur dhe është nevojitur, por mua më duhet të shoh përpara tash”, u shpreh Kurti ndër të tjera sa i përket raportit me Osmanin.