“Nuk mund të bëj gabime me asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçak të çohet në Komisionin e Venecias

Çështja e Asociacionit ishte një ndër temat më të diskutuara në Debat mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe gazetaret së A2 CNN, Alba Alishani. Teksa bëri një rezyme të historisë së propozimeve për asociacionin, kreu i qeverisë së Kosovës, u shpreh se ai nuk mund të gabojë me këtë çështje. Ai risolli në mendje […]

qershor 6, 2024 - 05:01
 0  5
“Nuk mund të bëj gabime me asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçak të çohet në Komisionin e Venecias
“nuk-mund-te-bej-gabime-me-asociacionin”,-kurti:-drafti-i-lajcak-te-cohet-ne-komisionin-e-venecias

“nuk-mund-te-bej-gabime-me-asociacionin”,-kurti:-drafti-i-lajcak-te-cohet-ne-komisionin-e-venecias

Çështja e Asociacionit ishte një ndër temat më të diskutuara në Debat mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe gazetaret së A2 CNN, Alba Alishani.

Teksa bëri një rezyme të historisë së propozimeve për asociacionin, kreu i qeverisë së Kosovës, u shpreh se ai nuk mund të gabojë me këtë çështje. Ai risolli në mendje akordin e vitit 2013 mes Thaçit dhe Daçiç për të cilin Serbia insiston se duhet të zbatohet, por që vetë e ka shkelur me të dyja këmbët.

“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën. Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022 Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes kur vetë ke shkelur 60%.”, tha Kurti.

Më tej, Albin Kurti foli dhe për draftin e propozuar nga i dërguar Lajçak për asociacionin, për të cilin tha se duhet ta dërgojë në Komisionin e Venecias.

“Unë kam shprehur ofertën time, e cila duhet të pranohet fillimisht në parim. Unë nuk mund të sjellë frymën dhe germën pa u pranuar ofertën. Ata edhe më tutje insistojnë që duhet të kemi një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse e heqin nga ekuacioni, atëherë merremi vetëm me ndërkombëtarët.

Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë europianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do e çoj në Kushtetuese. Nëse Vuçiç është pajtuar me marrëveshjen bazike, përse të mos e pranoj unë. Por nëse hiqet asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj. Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, deklaroi Kurti duke shtuar se drafti që i është dhënë është “non paper”.