Osmani: Regjistrimi i ri po bëhet për të na fshirë si shqiptarë!

Ish-ministri i Jashtëm dhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale u drejtohet shqiptarëve që kërkuan ndryshim në zgjedhjet e fundit, por që tash The post Osmani: Regjistrimi i ri po bëhet për të na fshirë si shqiptarë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 30, 2025 - 01:00
 0  4
Osmani: Regjistrimi i ri po bëhet për të na fshirë si shqiptarë!

Ish-ministri i Jashtëm dhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale u drejtohet shqiptarëve që kërkuan ndryshim në zgjedhjet e fundit, por që tash po përballen me një realitet tjetër nga ai që kishin pritur.

Osmani thotë se nuk e fajëson askënd që ka kërkuar më shumë apo ka kërkuar ndryshim, duke e konsideruar atë si një akt të vlerësueshëm. Por, sipas tij, tani është e qartë se nuk bëhet më fjalë për çështje partie apo individësh, por për një “projekt të rrezikshëm për të poshtëruar shqiptarët”.

“Po na heqin nga institucionet. Po e fshijnë gjuhën tonë. Dhe tani duan të na fshijnë edhe nga shteti me një regjistrim të ri”, theksoi Osmani, duke nënvizuar se kjo po bëhet në emër të votuesve që besuan në ndryshim.

Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos heshtin përballë këtyre zhvillimeve, duke shtuar se “zëri i tyre vlen” dhe se “nuk është vonë të thuhet: kjo nuk është ajo që desha”.

“Unë nuk të kërkoj të na mbështetësh. Të kërkoj vetëm të mos heshtësh”, u shpreh Osmani, duke e përmbyllur thirrjen e tij me një apel për dinjitet dhe vetëdije kolektive.

Deklarata e Osmanit vjen në një kohë tensionesh të rritura politike dhe akuzash për përpjekje për të ndryshuar strukturën demografike dhe institucionale të vendit në dëm të shqiptarëve. Ai u pozicionua si zë reflektimi për ata që ndihen të zhgënjyer nga rrjedha aktuale politike. Flaka

The post Osmani: Regjistrimi i ri po bëhet për të na fshirë si shqiptarë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .