Prokuroria nis hetimet për legalizimet në Çair – dy procedura penale ndaj Visar Ganiut
Qyteti i Shkupit ka njoftuar sot se Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurë hetimore lidhur me parregullsitë e raportuara në procesin e legalizimit të ndërtesave në komunën e Çairit. Sipas The post Prokuroria nis hetimet për legalizimet në Çair – dy procedura penale ndaj Visar Ganiut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qyteti i Shkupit ka njoftuar sot se Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurë hetimore lidhur me parregullsitë e raportuara në procesin e legalizimit të ndërtesave në komunën e Çairit.
Sipas pres-shërbimit të Qytetit të Shkupit, pas kallëzimit të parë penal për falsifikim dokumentesh, janë hapur edhe dy procedura të tjera kundër kryetarit aktual të komunës, Visar Ganiu.
“Prokuroria themelore publike ka nisur procedurën pas denoncimit të parë për falsifikime. Tashmë ka edhe dy procedura të mëhershme ndaj Visar Ganiut – njëra për falsifikim të tërë librit arkivor të kërkesave për legalizim, dhe tjetra për një rast tjetër ku legalizimi është bërë në mënyrë joligjore me një bashkëpunëtor tjetër”, thuhet në njoftim.
Qyteti i Shkupit i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që të përfshihet në rastin e Çairit, duke e cilësuar atë si një “bandë të organizuar kriminale” që, sipas tyre, ka lejuar ndërtime të paligjshme me fonde të dyshimta.
“Presim që Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsionin të veprojë kundër bandës kriminale në Çair që ka ndërtuar objekte të pasigurta me para të zeza, të regjistruara në emër të personave që kinse kanë ndërtuar ndër vite, por sot janë milionerë!”, thuhet më tej në deklaratën e shpërndarë nga pres-shërbimi i qytetit.
Ky zhvillim vjen në vazhdën e përplasjeve të vazhdueshme ndërmjet Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe udhëheqësve të komunës së Çairit, ku shpeshherë janë ngritur akuza për krim urbanistik dhe korrupsion në ndërtimet në këtë komunë me shumicë shqiptare.
The post Prokuroria nis hetimet për legalizimet në Çair – dy procedura penale ndaj Visar Ganiut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
