Mujka: Brenda 5 apo 6 orëve në Ibër Lepenc mund të kyçen kompanitë e ujësjellësit

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, ka thënë se gjendja është realitivisht stabile e kanalit kryesor të Ibër Lepencit pas sulmit që ndodhi mbrëmë. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai u shpreh se është sanuar një pjesë e kanalit sa për të funksionuar për një javë, derisa të bëhet rregullimi i plotë

Nëntor 30, 2024 - 18:00
 0  6
Mujka: Brenda 5 apo 6 orëve në Ibër Lepenc mund të kyçen kompanitë e ujësjellësit
mujka:-brenda-5-apo-6-oreve-ne-iber-lepenc-mund-te-kycen-kompanite-e-ujesjellesit

mujka:-brenda-5-apo-6-oreve-ne-iber-lepenc-mund-te-kycen-kompanite-e-ujesjellesit

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, ka thënë se gjendja është realitivisht stabile e kanalit kryesor të Ibër Lepencit pas sulmit që ndodhi mbrëmë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai u shpreh se është sanuar një pjesë e kanalit sa për të funksionuar për një javë, derisa të bëhet rregullimi i plotë këtij shpërthimi.

“Kemi një furnizim stabil për KEK-un, sasia e ujit që qarkullon nëpër kanalin e sanuar është 75 për qind e sasisë që transportohet muajve nëntor, dhjetor dhe janar”.

“Brenda pesë apo gjashtë orëve do të mund të kyçen edhe kompanitë e ujësjellësit që janë të kyçur në Ibër Lepenc, nuk mund të them se do të kenë furnizim total, por 70 apo 80 për qind e nevojave do të mund të plotësohen”, ka thënë Mujka.