Osmani vizitoi Kullën e Konferencës së Bujanit
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka vizituar kullën e Konferencës së Bujanit. “Dje, gjatë një vizite në Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku pikërisht 81 vite më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje”, ka shkruar Osmani në Facebook. Osmani
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka vizituar kullën e Konferencës së Bujanit.
“Dje, gjatë një vizite në Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku pikërisht 81 vite më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë se kjo kullë së bashku me kullën e Mic Sokolit, janë simbole të gjurmëve historike të qëndresës së pathyeshme të popullit shqiptar.