“Osmanit i dridhej zëri, doja ta ndihmoja” – Gashi për këtë rast do të përgjigjet në interpelancë më 3 shtator
Edhe pse interpelanca sipas meje nuk është e qëndrueshme politikisht, ajo do të vendoset në rend të ditës në Kuvend më 3 shtatorë dhe unë nuk do të veproj si më parë kur një numër i madh i interpelancave nuk vendoseshin për debat. Këtë e theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e parë […] The post “Osmanit i dridhej zëri, doja ta ndihmoja” – Gashi për këtë rast do të përgjigjet në interpelancë më 3 shtator appeared first on InfoShqip.com.
Edhe pse interpelanca sipas meje nuk është e qëndrueshme politikisht, ajo do të vendoset në rend të ditës në Kuvend më 3 shtatorë dhe unë nuk do të veproj si më parë kur një numër i madh i interpelancave nuk vendoseshin për debat. Këtë e theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e parë me gazetarët, ku vlerësoi se njëra prej pikave të interpelancës, lutja në Kuvedin ishte ngjarje e organizuar nga organizatat joqeveritare ku ai vetëm ka marrë pjesë. Gashi para deputetëve duhet të përgjigjet edhe për rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit, por ai tha se ka bërë gjithçka që të qetësojë situatën. Mu lajmërua presidentja Osmani, i dridhej zëri, fëmijët qanin dhe desha që personalisht të shkojë të ndihmojë, por më thanë se gjendja është qetësuar.
“Mendoj se unë personalisht dhe sigurimi i kuvendit, në aeroport shmangëm një incident që mund të përfundonte me pasoja të mëdha. Unë gëzohem se gjithçka mbaroi siç duhet. Për ata njerëz që i kanë tejkaluar autorizimet e tyre, MPB-ja do të veprojë sipas ligjit”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Gashi foli edhe për udhëtimin e tij në Kosovë në dasmë private me veturë zyrtare dhe sigurim. Nuk kam të drejtë që të shkoj me veturën time private, ashtu është sipas ligjit, tha Gashi.
“Sipas ligjit dhe dekretit të qeverisë, unë si kryeparlamentar jam i obliguar gjithkund të lëviz me veturë zyrtare. Unë nuk do të doja të ishte kështu, të gjithë ne duam të kemi jetë private, unë aspak nuk kam privatësi dhe fatkeqësisht në këtë rast duhej edhe në ngjarje private të shkoj me automjet zyrtar”, tha Gashi.
Në lidhje me këtë, nga LSDM me reagim, thonë se Gashi në këtë mënyrë ka konfirmuar se përgjegjësia në këtë rast qëndron te ministri Toshkovski.
“Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot pranoi se krushqit me automjete private në pikën kufitare Bllacë kanë kaluar pa asnjë kontroll nga policët dhe konfirmoi se përgjegjësia qëndron te Toshkovski i cili është në krye të MPB-së. Dështuan të gjitha përpjekjet që përgjegjësia t’i hidhet ndonjërit prej shefave të turnit. Peshku qelbet nga koka, koka e MPB-së është Toshkovski i cili duhet të mbajë përgjegjësi. Le të shohim nëse do të guxojë Mickoski tani të kërkojë dorëheqje nga Toshkovski?”, thotë LSDM.
Në lidhje me funksionimin e koalicionit VLEN pjesëtar i të cilit është edhe vetë Gashi, paralajmëroi se në të ardhmen ky koalicion do të shndërrohet në një parti politike. Bëhet fjalë për bashkim, sepse mendoj se partitë e bashkuara në këtë mënyrë nuk sjellin qëndrueshmëri dhe andaj mendojmë se duhet të shndërrohemi në një subjekt që në mënyrë të denjë do t’i përfaqësojë qytetarët.
The post “Osmanit i dridhej zëri, doja ta ndihmoja” – Gashi për këtë rast do të përgjigjet në interpelancë më 3 shtator appeared first on InfoShqip.com.