Pack flet për masat: Fatkeqësisht janë bërë sanksione false kundër Kosovës, nuk e keni merituar

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ish-eurodeputetja Doris Pack foli edhe për zhvillimet e fundit. Ajo foli për masat dhe Asociacionin. “Nuk mendoj se duhet ndëshkuar ju. Kosova nuk duhet ndëshkuar se Kosova nuk është fajtore, janë ata dhe dini shumë mirë dhe fatkeqësisht janë bërë sanksione false kundër jush dhe ju nuk e keni merituar dhe […]

qershor 19, 2024 - 20:01
 0  7
Pack flet për masat: Fatkeqësisht janë bërë sanksione false kundër Kosovës, nuk e keni merituar
pack-flet-per-masat:-fatkeqesisht-jane-bere-sanksione-false-kunder-kosoves,-nuk-e-keni-merituar

pack-flet-per-masat:-fatkeqesisht-jane-bere-sanksione-false-kunder-kosoves,-nuk-e-keni-merituar

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ish-eurodeputetja Doris Pack foli edhe për zhvillimet e fundit. Ajo foli për masat dhe Asociacionin.

“Nuk mendoj se duhet ndëshkuar ju. Kosova nuk duhet ndëshkuar se Kosova nuk është fajtore, janë ata dhe dini shumë mirë dhe fatkeqësisht janë bërë sanksione false kundër jush dhe ju nuk e keni merituar dhe ishte dashur të trajtoheni si shtet i pavarur që po punon shumë mirë dhe keni demokraci funksionale, e nënvizoj këtë”, tha Pack.

Ajo tutje tha se mendon se Qeveria aktuale dhe presidentja e vendit duhet te bëjnë gjithçka që ta çojnë vendin përpara.

“Asociacioni nuk duhet të ketë fuqi legjislative dhe ekzekutive. Mund të kenë kulturën e tyre, edukimin dhe gjuhën e tyre, mirëpo jo fuqi ekzekutive dhe legjislative. Në të kundërtën, ju do të keni shtet brenda shtetit dhe ju do ta keni Serbinë brenda në Kosovë. E Serbia është atje e Kosova është këtu”, ka thënë ajo./rtk

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm