Rexha i AGK-së: RTK-ja aspolutisht i ka të gjithë treguesit që është vënë në shërbim të partisë politike në pushtet
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha thotë për “Front Online” thotë se kanë shprehur shqetësimin e madh në rastin e publikimit fillimisht në faqen online e më vonë edhe në lajmet qendrore të Radio Televizionit të Kosovës të një informacioni të paverifikuar nga një medium i quajtur “Bosnja e Lirë” ku akuzohen se dy portale kosovare […]
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha thotë për “Front Online” thotë se kanë shprehur shqetësimin e madh në rastin e publikimit fillimisht në faqen online e më vonë edhe në lajmet qendrore të Radio Televizionit të Kosovës të një informacioni të paverifikuar nga një medium i quajtur “Bosnja e Lirë” ku akuzohen se dy portale kosovare po i shërbejnë Serbisë, Vuçiqit dhe kanë marrë miliona nga Serbia.
“Është për keqardhje që një shkrim i tillë i paverifikuar, pa autor, është transmetuar pa asnjë lloj verifikimi dhe pa marrë palët, madje përmenden edhe në faqe e televizionit publik”, tha ai.
Rexha thotë se RTK-ja aspolutisht i ka të gjitha treguesit që është vurë në shërbim të partisë politike në pushtet, Vetvendosje dhe të Qeverisë aktuale
“Ne kemi ngritur shqetësimin disa herë sidomos pas detyrimit për dorëheqje të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj, RTK-ja aspolutisht i ka të gjitha treguesit që është vurë në shërbim të partisë politike në pushtet, Vetvendosje dhe të Qeverisë aktuale”, theksoi ai.
Rexha thotë poashtu se RTK nuk po e luan rolin e vet që është t’i shërbej publikur, sidomos pas raportimit skandaloz profesional të mbrëmshëm.
“Kjo është për keqardhje pasi që zgjedhja e Bordit para ca kohësh ishte një shpresë që RTK-ja do të mund ta kryej rolin e vet primar që është t’i shërbej publikut dhe këtë nuk po e shohim sidomos me lëshimin skandaloz profesional të nates së mbrëmshme”, tha ai për Front Online.