Takimi mbi Planin e Rritjes së BE-së, Kurti tregon se për çfarë do të diskutojnë
Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Kotor të Malit të Zi në kuadër të takimit të trerë të Forumit të Dhomave të Investimeve të Ballkanit. “Jam në Kotor për takimin e tretë këtë vit të BP6-ës mbi Planin e Rritjes së BE-së krahas Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Kurti në […]
Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Kotor të Malit të Zi në kuadër të takimit të trerë të Forumit të Dhomave të Investimeve të Ballkanit.
“Jam në Kotor për takimin e tretë këtë vit të BP6-ës mbi Planin e Rritjes së BE-së krahas Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Do të diskutojmë për progresin tonë në Agjendën e Reformës së Planit për Rritjen e BE-së, problemet rajonale, përfshirë edhe gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që i kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shtuar ai.
I am in Kotor for the 3rd meeting this year of the WB6 on the EU Growth Plan alongside & .
We will discuss our progress on the EU Growth Plan Reform Agenda & regional issues, including the state of implementation of the agreements we have reached in the Berlin Process. pic.twitter.com/X3LMKqBSA8
— Albin Kurti (@albinkurti) May 15, 2024