Pacolli falënderon mbështetësit e “Koalicionit për Familje”: Humbëm një mundësi për t’i dalë në mbështetje familjes

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka falënderuar të gjithë përkrahësit e “Koalicionit për Familje”, duke shtuar se me votën e tyre, i dhanë mbështetje koalicionit. “Si mbështetës dhe pjesë i “Koalicionit për Familje”

shkurt 10, 2025 - 14:00
 0  5
Pacolli falënderon mbështetësit e “Koalicionit për Familje”: Humbëm një mundësi për t’i dalë në mbështetje familjes
pacolli-falenderon-mbeshtetesit-e-“koalicionit-per-familje”:-humbem-nje-mundesi-per-t’i-dale-ne-mbeshtetje-familjes

pacolli-falenderon-mbeshtetesit-e-“koalicionit-per-familje”:-humbem-nje-mundesi-per-t’i-dale-ne-mbeshtetje-familjes

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka falënderuar të gjithë përkrahësit e “Koalicionit për Familje”, duke shtuar se me votën e tyre, i dhanë mbështetje koalicionit.

“Si mbështetës dhe pjesë i “Koalicionit për Familje” dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që morën pjesë në këto zgjedhje, duke dëshmuar dinjitet, urtësi dhe qytetërim. Në veçanti, falënderoj të gjithë ata që, me votën e tyre, i dhanë mbështetje koalicionit tonë. Gjithashtu, shpreh mirënjohje të thellë për partnerët tanë të koalicionit, aktivistët që bënë të mundur zhvillimin e një fushate dinjitoze, si dhe kandidatët për deputetë që garuan me përkushtim. Ju keni dhënë gjithçka që ka qenë në dorën tuaj!”, shkruan Pacolli.

Ai, po ashtu shpreh edhe keqardhje që këtij koalicioni nuk iu dha mundësia për t’i dalë në mbështetje familjes.

“Nga ana tjetër, më vjen keq që humbëm një mundësi të rëndësishme për t’i dalë në mbështetje familjes, dinjitetit dhe traditës sonë – vlera këto që mbrohen edhe nga shoqëritë më demokratike në botë. Besoj fuqishëm se ky koalicion në të ardhmen duhet të vazhdojë të punojë me më shumë përkushtim, sepse familja jonë tradicionale meriton të mbrohet dhe të fuqizohet çdo ditë e më shumë”, shkruan Pacolli.