Eman Rrahmani i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve: Rrugëtimi ynë do të vazhdojë
Prijësi i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve pas numrit të 90 për qind të tyre. Ndonëse Koalicioni për Familjen nuk ka arritur të kaloj pragun zgjedhor, Rrahmani ka falënderuar të mbështetësit dhe pjesëmarrësit e fushatës duke thënë se është i kënaqur shumë me rezultatin. Me anë
![Eman Rrahmani i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve: Rrugëtimi ynë do të vazhdojë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722230-eman-rrahmani-i-kenaqur-me-rezultatin-e-zgjedhjeve-rrugetimi-yne-do-te-vazhdoje.jpg)
![eman-rrahmani-i-kenaqur-me-rezultatin-e-zgjedhjeve:-rrugetimi-yne-do-te-vazhdoje](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722230-eman-rrahmani-i-kenaqur-me-rezultatin-e-zgjedhjeve-rrugetimi-yne-do-te-vazhdoje.jpg)
Prijësi i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve pas numrit të 90 për qind të tyre.
Ndonëse Koalicioni për Familjen nuk ka arritur të kaloj pragun zgjedhor, Rrahmani ka falënderuar të mbështetësit dhe pjesëmarrësit e fushatës duke thënë se është i kënaqur shumë me rezultatin.
Me anë të një postimi në Facebook, Rrahmani tha se rrugëtimi i tyre politik do të vazhdojë me vendosmëri, sepse siç tha ai, Koalicioni lindi nga qytetarët dhe do të vazhdojë në shërbim të tyre.
Postimi i plotë:
Faleminderit nga zemra!
Për dy muaj aktivizëm dhe një muaj fushatë intensive, kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm në kauzën tonë për mbrojtjen e Familjes!
Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit dhe punës sonë të përbashkët. Jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për gjithçka që na dhuruat gjatë këtij rrugëtimi.
Ky sukses na motivon, na obligon dhe na rrit përgjegjësinë për ta vazhduar këtë projekt politik edhe më fuqishëm, pa u ndalur, në mbrojtje të Familjes, të shtetit dhe të ardhmes së vendit. Rrugëtimi ynë politik do të vazhdojë me vendosmëri, sepse ai lindi nga qytetarët dhe do të vazhdojë në shërbim të tyre.
Urime të gjitha subjekteve politike për suksesin në këto zgjedhje! U bëjmë thirrje të gjithëve që të angazhohen për mbrojtjen e vendit, të ruajnë vlerat e familjes dhe të punojnë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.
Populli ynë është punëtor dhe besnik, i angazhuar për shtetin dhe familjen me dinjitet!
Na presin shumë punë – dhe shumë punë do të bëjmë!
Faleminderit përjetësisht!