Pacolli reagon ndaj Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë sime, sot më quan vra*sës

Një debat i ashpër në distancë u zhvillua sot mes kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit. Ky i fundit në një reagim e quajti Pacollin “vrasës”. Pacolli me anë të një shembulli praktik e ilustroi konkretisht se si ministri i Bujqësisë, sipas tij

Nëntor 18, 2024 - 11:00
 0  6
Pacolli reagon ndaj Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë sime, sot më quan vra*sës
pacolli-reagon-ndaj-pecit:-dikur-mbaje-bluzen-e-kompanise-sime,-sot-me-quan-vra*ses

pacolli-reagon-ndaj-pecit:-dikur-mbaje-bluzen-e-kompanise-sime,-sot-me-quan-vra*ses

Një debat i ashpër në distancë u zhvillua sot mes kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit.

Ky i fundit në një reagim e quajti Pacollin “vrasës”.

Pacolli me anë të një shembulli praktik e ilustroi konkretisht se si ministri i Bujqësisë, sipas tij nuk është i sinqertë dhe korrekt.

Përmes një fotografie, kreu i AKR-së tregoi se si Faton Peci, dikur e mbante bluzën e firmës së tij dhe i shkonte në shtëpi, derisa sot quhet “vrasës”.

“E kuptoni tani korrektesinë dhe sinqeritetin ose kontraverzitetin e këtyre “ministrave”? Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës. Si mund të kuptohet kjo punë?”, tha Pacolli.