Pacolli reagon pas ndërprerjes së ndeshjes Kosovë-Rumani: Koret raciste janë brengosëse dhe kërcënuese
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve raciste të tifozëve të Rumanisë në drejtim të lojtarëve të Kosovës, ”Serbia, Serbia”, shkruan lajmi.net. Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto kore raciste janë brengosëse dhe kërcënuese. ”Republika e
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht.
Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve raciste të tifozëve të Rumanisë në drejtim të lojtarëve të Kosovës, ”Serbia, Serbia”, shkruan lajmi.net.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto kore raciste janë brengosëse dhe kërcënuese.
”Republika e Kosovës është realitet. Lojtarët tanë treguan karakter të fortë. Koret raciste në stadiume kundër shtetësisë së Kosovës janë brengosëse dhe kërcënuese”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: