Padi për ndihmësen e ministrit nën dyshimet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 189 mijë denarë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj punonjëses në Ministrinë për Punë të Brendshme nën dyshimet se ka kryer punë të papërgjegjshme, duke e dëmtuar buxhetin me 189 777 denarë, transmeton Portalb.mk. “Departamenti për Kontrolle të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj punonjëses në Ministrinë për Punë të Brendshme nën dyshimet se ka kryer punë të papërgjegjshme, duke e dëmtuar buxhetin me 189 777 denarë, transmeton Portalb.mk.
“Departamenti për Kontrolle të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër S.T. për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”punë e pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 242 paragrafi 1 të Kodit Penal”, raportoi Policia.
Ajo për dy muaj, në vitin 2023 në mënyrë të papërgjegjshme kishte lejuar që kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet, të vazhdojnë trajnimin bazik për polic në Qendrën për Trajnim të MPB-së.
“E denoncuara në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme i ka lejuar ata të vazhdojnë trajnimin në mënyrë të tillë që kundërshtimet e paraqitura ndaj tyre janë pranuar, janë ritestuar në kundërshtim me aktet nënligjore që rregullojnë çështjen në fjalë dhe i kanë lejuar të krijojnë marrëdhënie pune në Ministri pavarësisht se kontrata ka parashikuar zgjidhje sipas së cilës në rast mosmarrëveshjeje procedimi është në juridiksionin e gjykatës”, sqaroi Policia, duke shtuar që e denoncuara ika lejuar trajnim, qëndrim dhe ushqim të mëtutjeshme në Qendër.