Paga e dy të tretave të punonjësve është mes asaj minimale dhe mesatare
Të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës bëjnë fjalë për pagën mesatare neto të republikës për muajin qershor dhe ajo arrin në 41.939 denarë. Për shumë, kjo pagë është ende e paarritshme. Për të pasqyruar situatën e pagave në vend, Lidhja e Sindikatave ka kërkuar të dhëna për strukturën e pagave nga […]
Të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës bëjnë fjalë për pagën mesatare neto të republikës për muajin qershor dhe ajo arrin në 41.939 denarë.
Për shumë, kjo pagë është ende e paarritshme.
Për të pasqyruar situatën e pagave në vend, Lidhja e Sindikatave ka kërkuar të dhëna për strukturën e pagave nga Administrata e të Ardhurave Publike.
Llogaritja që ata kanë marrë është bërë para se të publikohej mesatarja kombëtare e qershorit, gjegjësisht me mesataren e muajit maj 41.252 denarë dhe me kalkulimet e pagave të qershorit të dorëzuara në DAP.
Sipas të dhënave, dy të tretat e të punësuarve marrin pagë ndërmjet minimumit dhe mesatares dhe 28 për qind e të punësuarve marrin pagë minimale ose më të lartë.
– 9.148 punëtorë marrin pagë deri në 22.567 denarë, që është paga minimale. Kjo nuk është as etike, as juridike dhe është vepër penale – tha “Slloboden Peçat” Trendafilov nga LSM dhe u bëri thirrje institucioneve që t’i hetojnë rastet sepse dihet se cilat kompani e bëjnë këtë.
Sipas të dhënave të marra nga DAP, pagën minimale e marrin saktësisht 22.567 punëtorë.
Sindikata kërkon që të jetë 450 euro dhe qeveria thotë se nuk ka para në buxhet, sepse kjo nënkupton rritje të pagave të administratës.
-Largimi i punëtorëve nga Maqedonia në 30 vitet e fundit dhe sot sjellja e punëtorëve nga Nepali, të cilët po ikin sërish nga vendi, është diçka që duhet t’ju godasë në kokë, për të kuptuar se politikat tuaja nuk janë të mira – tha lideri i sindikatës.
Ai po ashtu tha se kërkesa për pagë minimale prej 450 euro nuk është që kjo të jetë praktikë, por vetëm një vijë ligjore që nuk duhet kaluar.
Megjithatë, shumica e qytetarëve në Maqedoni janë në grupin mbi pagën minimale, përkatësisht nga 22.568 denarë në pagën mesatare prej 41.251 denarë.
Rreth 341,021 punonjës nga gjithsej 510,899 punonjës marrin një pagë në atë shumë monetare.
Në vend ka pasur 137.843 të punësuar me mesatare prej 41.252 denarë dhe pagë mbi mesataren në qershor.