Paga mesatare neto në muajin mars ka qenë 40.496 denarë

Paga mesatare neto e paguar për të punësuar, në muajin mars të këtij viti, ishte 40.496 denarë (657 euro) dhe është për 16 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore të paguar […]

maj 22, 2024 - 19:01
 0  6
Paga mesatare neto në muajin mars ka qenë 40.496 denarë

Paga mesatare neto e paguar për të punësuar, në muajin mars të këtij viti, ishte 40.496 denarë (657 euro) dhe është për 16 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (21.9%), Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme (21,3 %) dhe arsimi (20,5 %).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e mëparshëm, është vërejtur në sektorët: miniera dhe gurore (7.8%), Objekte akomodimi dhe shërbime ushqimore (7.3%) dhe Industria përpunuese (6.2%). ).

Nga ana tjetër, paga mesatare mujore bruto e paguar në mars 2024 ishte 60.803 denarë (987 euro).