BFI-ja reagoi pas vendimit të Kushtetueses në lidhje me Medresenë “Isa Beu” në Shkup
Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për themelimin e shkollës Medresesë “Isa Beu”, ka reaguar Bashkësia Fetare Islame (BFI), transmeton Portalb.mk. “Bashkësia Fetare Islame e RMV-së do të presë pranimin zyrtar të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së. Më pas do të analizoj “arsyeshmërinë […]


Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për themelimin e shkollës Medresesë “Isa Beu”, ka reaguar Bashkësia Fetare Islame (BFI), transmeton Portalb.mk.
“Bashkësia Fetare Islame e RMV-së do të presë pranimin zyrtar të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së. Më pas do të analizoj “arsyeshmërinë e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimit të Qeverisë së RMV” dhe do të ndërmarrë hapa konkretë juridikë”, deklarojnë nga BFI-ja.
Ata vlerësojnë se janë ndjekur të gjithë procedurat ligjore për themelimi e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu”.
“Bashkësia Fetare Islame e RMV-së dhe Drejtoria e Medresesë i siguron nxënësit e Medresesë të qëndrojnë të qetë se BFI e RMV-së, në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë e RMV-së, institucionet tjera relevante, faktorin politik dhe atë ndërkombëtar, ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar akreditimin e Medresesë”, paralajmërojnë nga BFI-ja.
BFI-ja njoftoi se nuk do të dorëzohen nga projekti për zyrtarizimin e Medresesë, një shkollë e cila është themeluar në vitin 1984.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sot (30 prill) hodhi poshtë Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” – fshati Kondovë, Shkup, i cili u miratua nga Qeveria më 26 mars 2024. Gjykata vendosi se vendimi i Qeverisë ishte i paligjshëm dhe jokushtetues, sepse Qeveria kishte dhënë pëlqimin e saj, përkatësisht i kishte lejuar Bashkësisë Fetare Islame BFI të jetë themeluese e një shkolle të mesme-gjimnaz.
Ministrja për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska, vitin e kaluar kishte deklaruar se maturantët e kësaj medrese nuk do të mund të regjistrohen në fakultetet tjera. Më 26 mars të vitit 2024, ministri për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, kishte njoftuar që problemi me mosnjohjen e diplomave për nxënësit e “Medresesë Isa Beu” ishte zgjidhur nga Qeveria. Medresantët paraprakisht kishin reaguar disa herë duke kërkuar që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend.