Pak para se ta lëshojë në qarkullim, qeveria “Kurti” ndan 10 mijë euro për testimin e urës së Ibrit
Ura e Ibrit, që ndan Mitrovicën Veriore me atë Jugore, do t’i nënshtrohet një analize testuese për kapacitete për qarkullimin e automjeteve dhe kamionëve. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka përzgjedhur kompaninë, e cila sipas dosjes së tenderit është “IPE-PROING” SHPK. Kjo kompani do të bëjë “Përcaktimin e kapacitetit mbajtës të strukturës […]
Ura e Ibrit, që ndan Mitrovicën Veriore me atë Jugore, do t’i nënshtrohet një analize testuese për kapacitete për qarkullimin e automjeteve dhe kamionëve.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka përzgjedhur kompaninë, e cila sipas dosjes së tenderit është “IPE-PROING” SHPK.
Kjo kompani do të bëjë “Përcaktimin e kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese”. Vlera e kësaj kontrate është 9 mijë e 640 euro.
Sipas dosjes së tenderit, e publikuar në platformën online E-prokurimi, janë përcaktuar edhe kriteret që duhet t’i plotësojë kompania fituese, shkruan Indeksonline.