Pakënaqësi në Agjencinë e Zbulimit, Siljanovska as zëvendësdrejtorin nuk e emëroi shqiptar

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova kumtoi sot se e ka shkarkuar drejtorin e Agjncisë së Zbulimit Erolld Musliun, në vend të të cilit emëroi Gabriella Jakovllevën. Përveç kësaj, ajo ndryshoi edhe zëvendësdrejtoreshën e kësaj Agjencie. Në vend të Aleksandra Bakrevskës e emëroi Ivana Stojanovskën. Këto dy vendime të Siljanovska-Davkovës kanë ngjallur reagime brenda Agjencisë së Zbulimit. Të […] The post Pakënaqësi në Agjencinë e Zbulimit, Siljanovska as zëvendësdrejtorin nuk e emëroi shqiptar appeared first on InfoShqip.com.

qershor 29, 2024 - 05:00
 0  6
Pakënaqësi në Agjencinë e Zbulimit, Siljanovska as zëvendësdrejtorin nuk e emëroi shqiptar

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova kumtoi sot se e ka shkarkuar drejtorin e Agjncisë së Zbulimit Erolld Musliun, në vend të të cilit emëroi Gabriella Jakovllevën. Përveç kësaj, ajo ndryshoi edhe zëvendësdrejtoreshën e kësaj Agjencie. Në vend të Aleksandra Bakrevskës e emëroi Ivana Stojanovskën.

Këto dy vendime të Siljanovska-Davkovës kanë ngjallur reagime brenda Agjencisë së Zbulimit. Të punësuarit shqiptarë, siç mëson TV21 nga burime të tij, janë revoltuar për shkak se asnjëri prej drejtuesve të këtij institucioni nuk është shqiptar, as drejtori e as zëvendësi i tij. Kjo gjë nuk ka ndodhur tash e 20 vite, ku të paktën zëvendësi ka qenë shqiptar, madje as në kohën kur President ishte Gjorge Ivanov.

Të punësuarit ende nuk kanë një vendim se si do të reagojnë më tej ndaj këtij vendimi të Siljanovska-Davkovës, por siç na tha një burim, nuk janë aspak të kënaqur që është shkelur parimi i deritanishëm, që njëri prej dy drejtuesve të Agjencisë së Zbulimit të jetë shqiptar. Ka kuadro shqiptar që i ploësojnë kushtet, por me sa duket s’ka vullnet politik nga kabineti i Presidentes, na tha burimi.

Në njoftimin e Presidencës për shkarkim-emërimet, ku në fakt nuk jepen arsyet e shkarkimeve, shkruhet se Jakovlleva dhe Stojanovska janë profesioniste shumëvjeçare në Agjencinë e Zbulimit dhe se këto vendime Presidentja i ka sjellë në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore.

Po a e ka respektuar vërtetë ligjin Presidentja kur e ka emëruar Ivana Stojanovskën si zëvendësdrejtoreshë?

Burimet e TV21 thonë që jo! Kjo pasi për të plotësuar kushtin për këtë post, sipas ligjit, neni 9, duhet pasur “së paku 10 vjet përvojë pune në fushën e sigurisë, mbrojtjes ose politikës së jashtme, prej të cilave 5 vjet në pozitë drejtuese në Agjenci”. Burimet e TV21 thonë se Stojanovska nuk e plotëson këtë kusht pasi nuk i ka 10 vjet përvojë në ndonjërën prej këtyre fushave që parashihen me ligj. Nga ana tjetër janë anashkaluar të punësuar shqiptarë që në të vërtetë i plotësojë të gjitha kushtet, thotë burimi.

Deri më tani nuk na pasur asnjë lloj reagimi në formë zyrtare nga ndokush. I vetmi nga Agjencia e Zbulimit që sot ka shkruar është drejtori i shkarkuar Erolld Musliu, i cili në një reagim me shkrim drejtuar mediave, thotë se “është e qartë se presidentja u dorëzuar ndaj presionit të partisë”.

Pasi përmend të arriturat gjatë mandatit të tij, Musliu nuk e le pa e përmendur që është shqiptari i parë në historinë e bashkësisë së institucioneve të Sigurisë dhe Inteligjencës në vendin tonë, të cilit i është besuar detyra e menaxhimit të Agjencisë së Zbulimit.

“Kam thyer një tabu në shoqerinë tonë, dëshmova që një Shqiptar, dhe në të njejtën kohë pa përkatësi partiake mund të arrijë nivel të lartë, të pranohet dhe respektohet në suaza të kolektivit, si dhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Potencoj që jam pionier në idenë dhe arritjen e nivelit më të lartë të përfaqësimit dhe barazisë gjinore edhe në nivel menaxherial, si dhe në fushën e barazisë etnike, duke u dhënë hapësirë ​​të gjitha komuniteteve etnike të përfaqësuara në shoqërinë tonë për të qenë pjesë e Agjencisë”
shkruan Musliu në reagimin e tij.

Pas kësaj, reagoi VMRO-DPMNE-ja, partia që e kandidoi Gordana Siljanovska-Davkovën për presidente. Nga partia e Mickoskit e akuzojnë se e ka shndërruar Agjencinë në shtab partiak të LSD-së, për të përndjekur, sulmuar dhe larë hesape me VMRO-DPMNE-në.

“Manipulim i rëndë është mbrojtja e tij me përkatësinë etnike dhe se kjo është arsyeja e mundshme e ndryshimit. Është perdja pas së cilës ai fsheh paaftësinë, keqpëedorimet dhe përkatësinë partiake”, shkruhet mes tjerash në reagimin e DPMNE-së.

The post Pakënaqësi në Agjencinë e Zbulimit, Siljanovska as zëvendësdrejtorin nuk e emëroi shqiptar appeared first on InfoShqip.com.