Pandov: As njeriu e as qeni nuk mbijeton në burgun e Shutkës, për shkurt kohë humbet shëndetin
As qeni dhe as njeriu nuk do të mbijetonte në repartin e paraburgimit në burgut të Shkupit në Shuto Orizarë. Këtë përshtypje e fitoi u.d drejtori i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, pas vizitës së djeshme për herë të parë në paraburgim në Shutkë, transmeton Portalb.mk. “Për herë të parë hyra në pjesën […]
As qeni dhe as njeriu nuk do të mbijetonte në repartin e paraburgimit në burgut të Shkupit në Shuto Orizarë. Këtë përshtypje e fitoi u.d drejtori i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, pas vizitës së djeshme për herë të parë në paraburgim në Shutkë, transmeton Portalb.mk.
“Për herë të parë hyra në pjesën e paraburgimit të burgut. Nëse lidhni një qen aty, mendoj se në një periudhë të shkurtër kohe do ta lërë shëndeti, truri dhe gjithçka. Aty ka qeli që janë nën çdo dinjitet njerëzor. Nuk e kam parë as në film atë që pash në qeli të caktuara ku kam hyrë, është nën çdo dinjitet njerëzor. Është turp që si shtet e kemi lejuar këtë, është e tmerrshme. Nëse fusin aty, një njeri normal të shëndoshë, do të dorëzohet për një periudhë të shkurtër kohe. Gjithçka që më kanë thënë, fatkeqësisht në periudhën e kaluar ne nga VMRO-ja kemi pasur shumë të dënuar politikë që kanë kaluar muaj apo vite në ato qeli. Është e turpshme për ne si shtet dhe BDI dhe LSDM duhet të kenë turp që lejojnë njerëzit të kalojnë nëpër këtë”, tha Pandov.
Duke komentuar kushtet në burgje, u.d drejtori i Drejtorisë tha se nuk është për t’u habitur që edhe një gjykatës e ka pranuar fajësinë dhe është pajtuar, vetëm për të qëndruar në burg më pak, duke aluduar në rastin aktual me gjyqtarin suprem Nake Georgiev.
Pandov thotë se në të gjithë vendin ka burgje që janë në gjendje të mirë, ku askush nuk është dënuar të arratiset, por, konkretisht për “Shutkën”, thotë se është investuar shumë pak, madje ka edhe pjesë që janë jo plotësisht të rrethuara.
“Ose, thjesht, nuk ka rrethojë ose rrethija është një metër – një metër e gjysmë e ulët, vetëm një person që nuk dëshiron të dalë jashtë nuk do të dalë prej tij. Nëse dikush ka ndërmend të arratiset prej andej, mund të ikë. Ne ende po merremi me këtë në përditshmëri, ta rrethojmë sa më shpejt me tel sa më të lartë dhe ta mbulojmë me kamera”, tha ai.
Kushtet e këqija janë vetëm një nga problemet në burgjet e vendit, thotë Pandov. Për të problem është edhe punësimi, pasi në të gjithë burgjet mungojnë 200 deri në 300 policë të burgjeve.
Për arratisjet, ai sqaroi se nuk janë arratisje klasike, por janë të burgosur që kanë komoditete të caktuara, por pasi shfrytëzojnë p.sh. fundjavat e lira ose orët e pushimit, ose nuk kthehen në orar ose nuk paraqiten fare.
Për 23 arratisjet nga burgu në Strumicë, Pandov ka theksuar se ata persona nuk janë regjistruar me kohë. 18 janë në arrati që nga viti 2020, dhe disa prej tyre në 2024.
Kujtojmë se më 29 korrik 2024 Pandov, në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar informata lidhur me indikacionet për veprime të kundërligjshme në burgun hetues të Shutkës.
Ndryshe, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në raportin e fundit vëren mungesën e zbatimit të disa rekomandimeve në fushën e reformës së burgjeve dhe, në veçanti, në lidhje me situatën në Burgun e Idrizovës. KPT u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t’i zbatojnë këto rekomandime dhe të shmangin nevojën që Komiteti të lëshojë deklaratë publike. Raporti thekson nevojën e një vlerësimi për përdorimin e forcës ndaj të burgosurve. Komiteti vëren se fenomeni i mbipopullimit të burgjeve mund të trajtohet efektivisht nga një politikë e modulimit të numrit të personave të dërguar në burg dhe jo nëpërmjet një amnistie tjetër. Gjithashtu përmenden kushtet e këqija higjienike për të burgosurat femra dhe të miturit në paraburgim.