Paocolli: Krejtësisht legjitime që deputetëve të opozitës t’u kërkohet të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit, i cili njoftoi se kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca, e ka telefonuar për t’ia kërkuar votën e vazjës së tij, Marigona Gecit, deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli e quajti legjitime dhe të
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit, i cili njoftoi se kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca, e ka telefonuar për t’ia kërkuar votën e vazjës së tij, Marigona Gecit, deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli e quajti legjitime dhe të pranueshme kërkesën që deputetëve të opozitës t’u kërkohet mbështetje për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke theksuar se kjo është një praktikë normale në demokraci.
“Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme që deputetëve të opozitës t’u kërkohet, edhe në mënyrë individuale, të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit. E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota,” shkroi Pacolli.
Reagimi i plotë: