Papa Françesku kërkon që të nisin negociatat për të përfunduar lufta në Ukrainë

Papa Françesku ka bërë thirrje për negociata midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022. Në fjalimin e tij tradicional të Krishtlindjes, Papa tha se “duhet guxim për të hapur derën” për dialogun “në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe e

dhjetor 26, 2024 - 07:00
 0  3
Papa Françesku kërkon që të nisin negociatat për të përfunduar lufta në Ukrainë
papa-francesku-kerkon-qe-te-nisin-negociatat-per-te-perfunduar-lufta-ne-ukraine

papa-francesku-kerkon-qe-te-nisin-negociatat-per-te-perfunduar-lufta-ne-ukraine

Papa Françesku ka bërë thirrje për negociata midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022.

Në fjalimin e tij tradicional të Krishtlindjes, Papa tha se “duhet guxim për të hapur derën” për dialogun “në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme” midis dy palëve.

Pas apelit të tij pasoi një sulm i madh rus në të njëjtën ditë në objektet energjetike të Ukrainës, për të cilat Ukraina tha se përfshihen të paktën 184 raketa dhe drone.

Në fillim të këtij viti, Ukraina refuzoi me forcë thirrjen e Papës që Kievi të negociojë përfundimin e luftës dhe të ketë “guximin për të ngritur flamurin e bardhë”.

Duke folur para mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, Papa 88-vjeçar deklaroi: “Unë ftoj çdo individ dhe të gjithë njerëzit e të gjitha kombeve… të bëhen pelegrinët e shpresës, të heshtin tingujt e armëve dhe të kapërcejnë ndarjet”, tha ai.

Duke përsëritur mesazhin e Ditës së Krishtlindjes që ai dha vitin e kaluar, Papa Françesku bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim në Gaza dhe për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Unë mendoj për komunitetet e krishtera në Izrael dhe Palestinë, veçanërisht në Gaza, ku situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë,” tha ai.

Ai kërkoi që “të hapen dyert e dialogut dhe paqes”, shkruan BBC.