“Papunësia 4% në Kosovë”, Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes që prezantoi disa shifra për ulje të papunësisë në Kosovë. Mustafa përmes një shkrimi në Facebook i ka quajtur ‘mashtrues’. “Rreni bile për toke, macat ju hangshin! Ani papunësia 4% në Kosovë Në Gjermani papunësia 3,7% e Kosova krejt paaaaak ma keq A ju […]
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes që prezantoi disa shifra për ulje të papunësisë në Kosovë.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook i ka quajtur ‘mashtrues’.
“Rreni bile për toke, macat ju hangshin! Ani papunësia 4% në Kosovë Në Gjermani papunësia 3,7% e Kosova krejt paaaaak ma keq A ju beson dikush këtyre mashtruesve?!?!” – ka shkruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, ka thënë se Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon.