Diskutohet mundësia e ndalimit të subvencioneve për pronarët që djegin toka

Në përpjekje për të parandaluar dhe menaxhuar rastet e zjarreve gjatë sezonit veror, Policia e Kosovës organizoi një takim me përfaqësues të institucioneve kyçe. Nën drejtimin e nënkolonelit Arbnesh Ajvazi, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, u diskutuan masa konkrete për të reaguar ndaj rrezikut të rritur të zjarreve. Në takim morën pjesë përfaqësues të […]

gusht 1, 2024 - 00:30
 0  4
Diskutohet mundësia e ndalimit të subvencioneve për pronarët që djegin toka
diskutohet-mundesia-e-ndalimit-te-subvencioneve-per-pronaret-qe-djegin-toka

diskutohet-mundesia-e-ndalimit-te-subvencioneve-per-pronaret-qe-djegin-toka

Në përpjekje për të parandaluar dhe menaxhuar rastet e zjarreve gjatë sezonit veror, Policia e Kosovës organizoi një takim me përfaqësues të institucioneve kyçe.

Nën drejtimin e nënkolonelit Arbnesh Ajvazi, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, u diskutuan masa konkrete për të reaguar ndaj rrezikut të rritur të zjarreve.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky koordinim, sipas njoftimit, synon mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe ambientit nga zjarret, të cilat janë një kërcënim serioz gjatë temperaturave të larta të verës.

Policia e Kosovës ka theksuar rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të zjarreve dhe bashkëpunimit me autoritetet.

“Zjarrvëniet e qëllimta dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj”, ka thënë nënkoloneli Ajvazi.

Për më tepër, përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë paralajmëruan se pronarët e tokave që djegin sipërfaqet e tyre do të përballen me sanksione, përfshirë përjashtimin nga programet e subvencionimit.

Autoritetet apelojnë te qytetarët, veçanërisht ata që kanë në përdorim sipërfaqe tokësore, të shmangin çdo formë të zjarrvënieve.

Çdo rast zjarri duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjent pa pagesë: AME (112), Policia (192), dhe Zjarrfikësit (193).