Tre avionë rus futen në territorin e Estonisë
Sipas agjencisë Reuters, hapësira ajrore e Estonisë është shkelur të premten nga avionë ushtarakë rusë. Agjencia citon qeverinë estoneze të ketë thënë se tre avionë luftarakë rusë të tipit Mig-31 kanë hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe kanë qëndruar aty për gjithsej 12 minuta. Ministri i jashtëm i vendit e cilësoi incidentin […] The post Tre avionë rus futen në territorin e Estonisë appeared first on InfoShqip.com.

Sipas agjencisë Reuters, hapësira ajrore e Estonisë është shkelur të premten nga avionë ushtarakë rusë.
Agjencia citon qeverinë estoneze të ketë thënë se tre avionë luftarakë rusë të tipit Mig-31 kanë hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe kanë qëndruar aty për gjithsej 12 minuta.
Ministri i jashtëm i vendit e cilësoi incidentin si “jashtëzakonisht brutal”, ndërsa qeveria i dorëzoi një notë proteste diplomatit më të lartë rus në Estoni, raportoi transmetuesi publik ERR.
Gazeta Postimees shkroi se avionët nuk kishin paraqitur plane fluturimi dhe e kishin fikur radion gjatë kohës së incidentit. Ohtuleht raportoi se shkelja ndodhi pranë ishullit Vaindloo dhe se ishte hera e katërt që hapësira ajrore estoneze shkelet gjatë këtij viti.
Ky është rasti i tretë brenda një kohe të shkurtër që Rusia shkel hapësirën ajrore të NATO-s, pas incidenteve me dronë rusë në Poloni dhe Rumani.
The post Tre avionë rus futen në territorin e Estonisë appeared first on InfoShqip.com.
