Paraqiten erëra të forta, Komuna e Tetovës me apel deri te tetovarët!

Për shkak të paraqitjes së erërave të forta, Komuna e Tetovës ka dalë me një thirrje deri te tetovarët, transmeton TV21. Kërkon nga ata që t’i shmangin daljet dhe të reduktojnë lëvizjet me vetura, shkaku i parandalimit të dëmtimeve të mundshme. “ Komuna e Tetovës apelon deri te qytetarët që të shmangin daljet për shkak […]

Korrik 20, 2024 - 21:30
 0  6
Paraqiten erëra të forta, Komuna e Tetovës me apel deri te tetovarët!

Për shkak të paraqitjes së erërave të forta, Komuna e Tetovës ka dalë me një thirrje deri te tetovarët, transmeton TV21.

Kërkon nga ata që t’i shmangin daljet dhe të reduktojnë lëvizjet me vetura, shkaku i parandalimit të dëmtimeve të mundshme.

“ Komuna e Tetovës apelon deri te qytetarët që të shmangin daljet për shkak të erës së fortë që ka filluar në qytetin e Tetovës. Qëndroni në shtëpitë e juaja që të mos kemi pasoja. Po ashtu edhe drejtuesit e veturave duhet të reduktojnë lëvizjet dhe të jenë më të kujdesshëm. Bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm deri sa të stabilizohet moti!”, thuhet në thirrjen e Komunës së Tetovës.