Paraqitet në polici personi i cili goditi për vdekje çiklistin
Policia e Tetovës njofton se dje në Stacionin policor është paraqitur personi, i cili goditi me automjet një çiklistë në Tetovë, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Nga SPB Tetovë thonë se automjeti i tij është mbajtur për ekzaminim teknik dhe ekspertizë të jashtëzakonshme. “Më datë 23.07.2024) […]
Policia e Tetovës njofton se dje në Stacionin policor është paraqitur personi, i cili goditi me automjet një çiklistë në Tetovë, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.
Nga SPB Tetovë thonë se automjeti i tij është mbajtur për ekzaminim teknik dhe ekspertizë të jashtëzakonshme.
“Më datë 23.07.2024) në ora 13:25, në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë është paraqitur personi A.K. (30) nga Poroji i Tetovës, i cili ka qenë me automjetin e tij “BMW X5” me shenja kombëtare zvicerane, me të cilën ka marrë pjesë në një aksident trafiku me biçikletë, për të cilin është raportuar në SPB Tetovë më datë 22.07.2024, dhe pas aksidentit çiklisti iu ka nënshtruar plagëve të marra në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Automjeti është mbajtur për ekzaminim teknik të jashtëzakonshëm dhe ekspertizë kriminalistiko-teknike. Është njoftuar prokurori publik dhe do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.