Parku argëtues në zonën e Komunës së Karposhit punon edhe përkundër ndalesës

Parku argëtues në zonën e Komunës së Karposhit, përballë qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ende nuk është larguar. Kompania “Disneyland Requisites”, nga Çairi, nuk ka ndërmend të heqë rrotën panoramike dhe rekuizitave tjera edhe pse Ministria e Brendshme dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike javën e kaluar gjetën një […]

maj 28, 2024 - 20:01
 0  7
Parku argëtues në zonën e Komunës së Karposhit punon edhe përkundër ndalesës
Park argëtues, rekuizita për park argëtues. Foto printscreen nga video e AlfaTV News në Youtube

Parku argëtues në zonën e Komunës së Karposhit, përballë qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ende nuk është larguar. Kompania “Disneyland Requisites”, nga Çairi, nuk ka ndërmend të heqë rrotën panoramike dhe rekuizitave tjera edhe pse Ministria e Brendshme dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike javën e kaluar gjetën një sërë parregullsish në funksionimin e tyre, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Pas inspektimit nga tre autoritetet shtetërore, pronarit të kompanisë  “Disneyland Requisites”, i është ndaluar puna dhe iu dha urdhër për të hequr rrotën panoramike dhe rekuizita të tjera. Mirëpo kanë kaluar tetë ditë dhe ende nuk janë hequr.

Parku argëtues u vendos në këtë hapësirë boshe në fillim të muajit maj.  Ka disa vite radhazi që në këtë zonë të Komunës së Karposhit, vendosen rrota panoramike dhe rekuizita të tjera, dhe askush nuk i kontrollon ato.

Kujtojmë se qyteti i Shkupit dhjetë ditë më parë akuzoi se kompania nga Çairi, “Disneyland Requisites”, e regjistruar dy muaj më parë, pa dokumente dhe leje përkatëse dhe pa dokumentacionin e nevojshëm që garanton sigurinë, po instalon rrotë panoramike dhe rekuizita të tjera dhe u bënë thirrje institucioneve për të reaguar.

Por nga kompania “Disneyland Requisites”, në një deklaratë për mediat thanë se po i instalojnë ato në pronë private dhe nuk kanë nevojë për asnjë leje.