Pas 13 ditëve është shuar tërësisht zjarri afër Sertës
Zjarri afër Sertës është shuar tërësisht pas 13 ditëve luftë me stihinë e zjarrit, informoi sot komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse Negotinë, Stole Atanasov. Situata më kritike është në Makedonski Brod, ku po digjet në zonën e mbrojtur të Jasenit, në mes të Breznicës dhe Tazhevës. Në terren ndodhen punonjës të ndërmarrjes së gjuetisë Jasen […]
Zjarri afër Sertës është shuar tërësisht pas 13 ditëve luftë me stihinë e zjarrit, informoi sot komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse Negotinë, Stole Atanasov.
Situata më kritike është në Makedonski Brod, ku po digjet në zonën e mbrojtur të Jasenit, në mes të Breznicës dhe Tazhevës. Në terren ndodhen punonjës të ndërmarrjes së gjuetisë Jasen dhe 50 pjesëtarë të Ushtrisë të cilët me mbështetjen e një helikopteri të MPB-së po përpiqen të shpëtojnë pyllin me pisha cilësore.
“Gjatë ditës së sotme operuam me dy “airtractor” të DMSH-së, dy helikopterë policie dhe një helikopter të ushtrisë, si dhe 80 pjesëtarë të ushtrisë”, thotë drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.