Pas 50% rritje pagash për mësimdhënësit, Hamza premton digjitalizim të arsimit me mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me mësimdhënës në Ferizaj. Hamza ka thënë se fjalën publike e konsideron si një kontratë të tij me votuesin dhe kur premton diçka edhe e realizon. “Fjalën publike e konsideroj që është një kontratë e jemja me votuesin, kontratë e jemja me atë që
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me mësimdhënës në Ferizaj.
Hamza ka thënë se fjalën publike e konsideron si një kontratë të tij me votuesin dhe kur premton diçka edhe e realizon.
“Fjalën publike e konsideroj që është një kontratë e jemja me votuesin, kontratë e jemja me atë që premtoj dhe kur e them, jam i sigurt që i rri mbrapa. 100% i rri mbrapa. Edhe kur është zor, i rri mbrapa. Sot, Kosova ka ngelë me pagat ma të ulëta në regjion e tash po them që, po, pagat kemi me i rritë 50% edhe për mësues, edhe për arsimtarë, edhe për profesorë, por edhe për të gjitha kategoritë e tjera që marrin dhe realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Jam i bindur që në këtë mënyrë kemi me kontribu në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.
Ndryshe, Hamza ka premtuar 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit. Subvencione mujore nga 100 euro për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe detyrohet t’i regjistrojë ata në çerdhe publike. Ai ka premtuar edhe ndërtim të çerdheve të reja. Pastaj, arsim cilësor, me mësim gjithëditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit. Po ashtu, Hamza ka premtuar edhe arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin, si dhe Fond Shtetëror të Bursave për studentët.