Pas kërkesës së ministrit Peci, Haradinaj konfirmon shkëputjen e kontrates për lirimin e zyrës së AAK’së

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar shkëputjen e kontratës për lirimin e zyres ku AAK ishte me qera në objektin që është pronë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kjo e fundit kishte kërkuar nga AAK që ta lirojë objektin që shfrytëzohet për nevoja partiake nga AAK. Haradinaj, përmes […]

Mars 18, 2024 - 17:00
 0  4
Pas kërkesës së ministrit Peci, Haradinaj konfirmon shkëputjen e kontrates për lirimin e zyrës së AAK’së
pas-kerkeses-se-ministrit-peci,-haradinaj-konfirmon-shkeputjen-e-kontrates-per-lirimin-e-zyres-se-aak’se

pas-kerkeses-se-ministrit-peci,-haradinaj-konfirmon-shkeputjen-e-kontrates-per-lirimin-e-zyres-se-aak’se

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar shkëputjen e kontratës për lirimin e zyres ku AAK ishte me qera në objektin që është pronë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kjo e fundit kishte kërkuar nga AAK që ta lirojë objektin që shfrytëzohet për nevoja partiake nga AAK.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se kërkesa për shkëputje të kontratës ishte e njëanshme.

Tutje ai ka cekur se qeraja mujore ishte 4 mijë e 552 euro.

“Pas kërkesës së palës kontraktuese për shkëputjen e njëanshme të kontratës për shfrytëzimin me qera të hapësirave prej 569 m2, me çmim mujor prej 4552 eurosh në muaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoj opinionin publik se edhe ne si palë kontraktuese konfirmojmë shkëputjen e kontratës nga cilësia e qiramarrësit në afatin e paraparë ligjor”, shkruan Haradinaj.

AAK’së iu është dhënë një afat prej 180 ditësh për lirimin e këtij objekti. Saktësisht, data e fundit për lirimin e këtij objekti është përcaktuar 20 shtatori i këtij viti, në përputhshmëri me një nen të kontratës së arritur mes Aleancës dhe Ministrisë më 20 nëntor të 2023’ës.