A e gaboi bastin politik Bilall Kasami me Partinë Demokratike të Sali Berishës?
Tashmë është bërë praktikë e zakonshme që politikanë nga Shkupi, Prishtina dhe Tirana të ndërhyjnë ose të përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatat zgjedhore në vendet fqinje. Kjo u The post A e gaboi bastin politik Bilall Kasami me Partinë Demokratike të Sali Berishës? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Tashmë është bërë praktikë e zakonshme që politikanë nga Shkupi, Prishtina dhe Tirana të ndërhyjnë ose të përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatat zgjedhore në vendet fqinje. Kjo u pa qartë edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, ku kryetari i Lëvizjes Besa dhe një nga liderët e koalicionit opozitar VLEN, Bilall Kasami, vizitoi Tiranën dhe mbështeti publikisht kandidaten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun, shkruan Flaka Madia.
Por rezultati i zgjedhjeve nuk i justifikoi këto afrime politike. Partia Socialiste dhe Edi Rama shënuan një fitore bindëse, duke e lënë opozitën – përfshirë edhe PD-në e Sali Berishës – në një tjetër disfatë elektorale.
Ky orientim i Kasamit drejt opozitës shqiptare është pjesë e një tabloje më të gjerë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar disa takime me liderët opozitarë shqiptarë, përfshirë Sali Berishën dhe Ilir Metën. Gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane, ai përgëzoi Berishën për fushatën dhe madje i ofroi mbështetje në formën e ekspertizës elektorale.
Po ashtu, në gusht 2024, në Ohër, Ilir Meta u takua me Mickoskin dhe kabinetin e tij, duke e quajtur VMRO-në “një ekip me karakter dhe vizion”. Por as ky bashkëpunim nuk dha rezultat: PD-ja dështoi në zgjedhje, ndërsa Meta sot gjendet pas grilave për akuza të rënda.
Në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues të partive në pushtet kanë ndjekur një linjë politike të afërt me PD-në dhe aleatët e saj, por heshtja e Mickoskit pas fitores së Ramës – ndryshe nga urimi i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe – shihet nga analistët si shenjë zhgënjimi dhe humbjeje të një basti politik të gabuar. Flaka Madia
The post A e gaboi bastin politik Bilall Kasami me Partinë Demokratike të Sali Berishës? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .