Pas operimit, Kastrati gjendjen në QKUK e krahason me atë në Gaza dhe Ukrainë
Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ka njoftuar se ka përfunduar me sukes operimin e tij, ku me ç’rast dha kritika për disa aspekte insfrasturkturore dhe pajisje në QKUK. Ai tha se ato janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë, raporton Klankosova.tv. “Pas qëndrimit në QKUK përfundova me sukses […]
Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ka njoftuar se ka përfunduar me sukes operimin e tij, ku me ç’rast dha kritika për disa aspekte insfrasturkturore dhe pajisje në QKUK.
Ai tha se ato janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë, raporton Klankosova.tv.
“Pas qëndrimit në QKUK përfundova me sukses edhe operimin e radhës. Për operimin e dytë të suksesshëm dua ta falenderoj Dr. Pleurat Sejdiun dhe gjithë stafin mjekësor në klinikën ortopedike. Stafi mjekësor aty është në nivele të larta të profesionalizmit dhe përgjegjësisë, mirëpo ata punojnë me paga të ulëta dhe në kushte të mjerueshme. Disa aspekte infrastrukturore dhe të pajisjeve janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë”, shkroi Kastrati.
Deputeti tutje tha se për këtë arsye mjekët dhe infermierët po ikin nga Kosova.
“Nëse regjimi i Kurtit thotë se pas 20 viteve ‘shkatërrim’ nuk mund të rregullohen gjërat për katër vite, atëherë pyetjet që shtrohen janë: Si ka mundësi që për katër vite nuk kanë blerë së paku çarshafë për shtretër?, Pse nuk ka pajisje elementare higjienike nëpër banjo dhe pse ato kundërmojnë?, Si ka mundësi për katër vite mos të ndërrohen dritaret e thyera nëpër dhoma të pacientëve?, Pse nuk ka poça elektrik në disa dhoma apo koridore?, Pse nuk ndërrohen shtretërit e thyer e jofunksional?, Pse nuk ka hyrje për invalidët apo posa të operuarit në disa klinika?, Etj, etj, etj … Pra, po flasim për gjëra elementare të cilat në emër të ‘ndryshimit’ që këta kanë premtuar do mund të bëheshin për katër ditë”, shtoi Kastrati në Facebook.