Pas shumë zvarritjeve filloi montimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës, pritet të jenë gati në shtator

Pas shkeljes së shumë premtimeve dhe afateve me vite, dje ka filluar instalimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës. Ashensorët pritet të jenë gati në shtator, shkruan Portalb.mk. Nga Ministria e Shëndetësisë sqaruan për Portalbin se bëhet fjalë për 5 ashensorë të rinj. “Të njëjtit pritet të montohen më së voni deri në […]

gusht 6, 2024 - 18:30
 0  5
Pas shumë zvarritjeve filloi montimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës, pritet të jenë gati në shtator
Ashensorët në Spitalin e Tetovës te Reparti Internistik. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pas shkeljes së shumë premtimeve dhe afateve me vite, dje ka filluar instalimi i ashensorëve të rinj në Spitalin e Tetovës. Ashensorët pritet të jenë gati në shtator, shkruan Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë sqaruan për Portalbin se bëhet fjalë për 5 ashensorë të rinj.

“Të njëjtit pritet të montohen më së voni deri në gjysmën e dytë të muajit shtator”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Se montimi i ashensorëve ka filluar njoftoi edhe ministri i Shënetësisë, Arben Taravari.

Kujtojmë që Taravari në fund të muajit qershor 2024 i pyetur nga Portalb.mk për zvarritjen e kësaj procedure tha se ashensorët do të jenë realitet deri në fund të vitit.

Ashensorët aktual në Spitalin e Tetovës janë të vjetër dhe vazhdimisht pësojnë defekte, ndërsa qytetarët dhe pacientët pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore duhet të ecin në këmbë.

Ashensorët e rinj i premtuan edhe ish ministrat paraprak Ilir Demiri dhe Fatmir Mexhiti, ashensorët u përmendën edhe në kohën kur ministër ishte Bekim Sali, por asnjëri nuk arriti ta çojë këtë proces deri në fund, kjo procedurë ka hasur në pengesa dhe zvarritje të ndryshme gjatë rrugës.